web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Unë i shpika të pasmet e mëdha para Kimit dhe Nickit", modelja kërkon të hyjë në histori

16 Janar 2018, 10:20, Aktualitet CNA

Ajo filloi karrierën e saj të modelimit në 1997 kur ishte ende 18 vjeç. Bëhet fjalë për Coco Austin, 38-vjeçarja e cila ka sfiduar hapur Kim Kardashian dhe Nicki Minaj, duke thënë se ajo e shpiku “fenomenin e të pasmeve seksi” para se ato të shfaqeshin në ekran.

Përmes një postimi në Instagram, modelja e famshme tha se ajo, Jennifer Lopez dhe Anna Smith ishin të parat që popullarizuan të pasmet e mëdha.Ajo ka thënë:

Para se të dilja unë në revista, të kishe të pasme të mëdha konsiderohej si të ishe shumë e shëndoshë. Por unë kontribuova për të ndryshuar mendjet e njerëzve, dhe kjo ishte para se të shfaqej Kim Kardashian. Unë ndihmova në histori dhe kjo nuk mund të konsiderohet si asgjë.”

Coco është e martuar me reperin dhe aktorin Ice-T me te cilin ka një vajzë. Ajo u shfaq për herë të fundit në tapetin e kuq tetorin e kaluar në Nju Jork. E filloi karrierën në moshën 18-vjeçare duke reklamuar të brendshme femrash.

Fitoi disa konkurse bukurie në Meksikë dhe ishte pjesë e revistës Playboy. Pas kësaj luajti në disa filma, gjithashtu ishte pjesë e një reality show që u shfaq për tre sezone deri në vitin 2014./CityNews





Lajmet e fundit nga