web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si PD po ndikon për pafajësinë e Saimir Tahirit

16 Janar 2018, 09:59, Aktualitet CNA

Dje deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka depozituar një padi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke paraqitur një dokument që sipas tij vërteton lidhjen në vijimësi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me grupin kriminal të Habilajve.

Alibeaj ka publikuar një policë sigurimi të Audit të famshëm të ish-ministrit Tahiri, në të cilën përdorues të kësaj makine dilnin Artan Habilaj dhe Saimir Tahiri.

Sipas Alibeaj kjo është prova që tregon se Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës.

Por pa dashur të bëjmë avokatin e asnjërës palë, deputeti i PD duhet ta dijë se Artan Habilaj me të gjithë kërkimin dhe investigimin tonë nuk del të jetë person në hetim për dosjen Habilaj-Tahiri, apo i akuzuar për trafik droge.

Artan Habilaj, ndoshta është i vetmi nga vëllezërit e papërfshirë, është një qytetar i thjeshtë, i lirë në punën  e tij, është personi që ka blerë makinën e ish-ministrit, por siguracioni që ka emrin e Tahirit dhe një qytetari të lirë dhe të pa akuzuar.

Dokumenti i dorëzuar dje, më shumë sesa akuzë për Tahirin, në fakt do ti shërbejë mbrojtjes së tij, pasi tashmë është e qartë se makinën ja ka shitur Artan Habilajt, i cili nuk është akuzuar kurrë nga ndonjë institucion, përfshirë prokurorinë apo dhe vetë PD, e cila ndoshta po bën hetime paralele.

Alibeaj dje në emër të PD, nuk ka bërë asgjë tjetër, por thjeshtë ka ndihmuar në pafajësinë e Saimir Tahirit.

Kjo mund të jetë çështje e shekullit në politikë, pasi implikimi apo dënimi i Saimir Tahirit do të ishte ngjarje për vendin, por PD në vend që të luftojë për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e Tahirit vërtetë në bankën e të akuzuarve. Këtej bërtet se Tahiri duhet të dënohet, nga ana tjetër çon në prokurori dokumenta të cilat ndihmojnë në pafajësinë e Saimir Tahirit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga