web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i 2 miliardë eurove/ Zbardhet gënjeshtra e Ramës

16 Janar 2018, 09:56, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama ka gënjyer për skandalin e 2 miliardë eurove.

Sipas tij, skandalin e 2 miliard eurove, që rrezikon të paguajë Shqipëria si pasojë e humbjes së gjyqeve për kontratat e prishura në mënyrë arbitrare nga Qeveria, kryeministri e ka prej muajsh në tavolinë dhe qëllimisht s’ka lëvizur as gishtin.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri genjeu, skandalin e 2 miliard eurove e ka prej muajsh ne tavoline.

Skandalin e 2 miliard eurove, qe rrezikon te paguaje Shqiperia si pasoje e humbjes se gjyqeve per kontratat e prishura ne menyre arbitrare nga qeveria,kryeministri e ka prej muajsh ne tavoline dhe qellimisht s’ka levizur as gishtin.

Ky genjeshtar profesionist e mohon dhe nuk e pranon te verteten, qe eshte ne driten e diellit.
Kete skandal monstruoz e kam denocuar kohe me pare, pa qene fare ne opozite, por si minister i drejtesise ne ate kohe ja kam percjelle me shkrim me shkrese me
Nr.Prot: 2357/1 date: 10.04.2017 kete shqetesim shume te rende, qe mu be prezent nga Avokati i Shtetit me shkresen e saj me Nr.prot 43/23 date 06.04.2017.
Keto jane faktet, qe nuk i luan as topi dhe ky mashtrues ordiner, qe kemi kryeminister le te guxoje te thote te kunderten.

Avokatja e Shtetit, qe ka kryer detyren e saj nuk eshte emeruar nga une, por nga vete ai. Ndaj kryeministri mashtrues ta mbaje kete pergjegjesi dhe boll ju pervodh fajit te pashmangshem. Ai eshte pergjegjesi i vetem dhe ai vete do pergjigjet.

Shume pak kohe i ka mbetur…





Lajmet e fundit nga