LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendja civile jashtë funksionit/ Skandal, bllokohet pajisja për pasaporta, karta identiteti dhe certifikata

15 Janar 2018, 09:34, Aktualitet CNA

Prej mëngjesit të sotëm, sistemi i gjendjes civile nuk punon dhe rrjedhimisht është pezulluar puna në të gjitha zyrat e gjendjes civile dhe zyrat e aplikimit për pasaporta dhe karta identititeti në të gjithë Shqipërinë.

Shqetësimi përcillet nga shumë qytetarë dhe pranohet nga punonjësit e sporteleve, ndërsa askush nuk di të thotë me saktësi se kur do të zgjidhet situata absurde dhe sa do të zgjasë ky problem.

Qytetarët që kanë shkuar në sportelet e gjendjes civile në të gjithë vendin janë përballur me thëniet për t?u kthyer në një tjetër ditë.

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme i thanë CNA.al, se kjo situatë ka ardhur për shkak të rënies së sistemit që ka të gjitha të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile.

Nga mëngjesi i sotëm asnjë zyrë e gjendjes civile nuk mund të kryejë shërbim ndaj qytetarëve. Pra fëmijët e lindur, vdekjet nuk mund të regjistrohen, gjithashtu nuk ka aplikime për pasaporta, karta identiteti dhe pajisje me certifikata.

I njëjti burim theksoi, se problematika ka lindur për shkak se kompania që kryente mirëmbajtjen i ka përfunduar kontrata prej gati dy muajsh dhe ndërkohë po zhvillohen procedura të reja.

Burime nga kompania ?Aleat?, e cila bën pajisjet e shqiptarëve me pasaporta dhe karta identiteti theksuan, se ky subjekt nuk ka asnjë përgjegjësi, pasi difekti është pjesë e një sistemi i gjithë nën kontroll të Ministrisë Brendshme.

CNA.al zhvilloi më orët e para të mëngjesit të sotëm edhe një vëzhgim në Bashkitë Korçë, Elbasan, ku korespondentët tanë raportojnë se gjendjet civile nuk funksionojnë dhe punonjësit thonë, se nuk e dinë se kur do të zgjidhet problemi.

Gjithashtu vetë verifikuam në terren në njësitë, 8,9, 3,4 dhe 11 ku punonjësit e gjendjes civile ndodhen në zyra, por nuk bëjnë dot asgjë, nuk lëshojnë dot një certifikatë të vetme.

E njëjta situatë është edhe në zyrat e  kompanisë ?Aleat? që bëjnë prodhimin e pasaportave. Askush nuk aplikon dot për një kartë identiteti dhe pasaportë si dhe askush nuk jep përgjigje se kur rregullohen.

CNA. al, ka mësuar, se kjo gjendje pritej të ndodhte disa javë më parë, por askush përfshirë Ministrin e  Brendshëm nuk ka marrë masa për zgjidhjen e kësaj problematike,edhe pse ne eparalajmëruam dy javë më parë.

Kjo situatë ka krijuar probleme të shumta për aktivitetin normal të qytetarëve./CNA.al

Ekskluzive ? SKANDALI/ Shqiptarët rrezikojnë të ngelen pa pasaporta

 

Lajmet e fundit nga