web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijojnë përplasjet për Gjykatën Speciale / Ja kush janë "kundër" e kush "pro"

13 Janar 2018, 20:48, Aktualitet CNA

Të nisura javë më parë përplasjet verbale lidhur me iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, po vazhdojnë ende.

Media kosovare “Zeri” sjell prononcime të zyrtarëve të institucioneve dhe partive politike, por edhe njohës të çështjeve juridike dhe politike, në rubrikën e përjavshme ?Fokus? të Radios “Evropa e Lirë”, flasin për qasje të ndryshme lidhur me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), thotë për Radion Evropa e Lirë se brenda kësaj partie ende ka mospajtime lidhur me këtë çështje, por që lideri i saj, Veseli, tashmë ka publikuar qëndrimin për Gjykatën Speciale.

?Për mua, deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Veselit, është deklaratë e përgjegjshme, një deklaratë për të cilën, deputetët, cilitdo qofshin, ata të Partisë Demokratike, duhet të reflektojnë, për një deklaratë që jep një orientim edhe për deputetët, por edhe për Partinë Demokratike të Kosovës?, thotë Haliti.

Ndërkohë, edhe Nait Hasani, deputeti po i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike, i cili është nga nismëtarët e kërkesës së nënshkruar nga 43 deputetë, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë, se kërkesa e tyre mbetet në Kuvend dhe se nuk do të tërhiqet.

?Kërkesa e deputetëve, me 43 nënshkrues, ka qenë, është dhe do të mbetet si kërkesë, drejtuar Kuvendit të Kosovës për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë e Specializuar?, ka thënë Hasani.

Në anën tjetër, partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë me dije se pavarësisht se nuk e dëshiron Gjykatën Speciale, shfuqizimin e saj nuk do ta mbështesë.

Lëvizja Vetëvendosje, megjithëqë deputetë të caktuar të saj kanë theksuar se do të votojnë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ende nuk ka dhënë zyrtarisht një qëndrim përfundimtar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë ditë më parë se subjekti politik të cilit i përket, do të jetë kundër Gjykatës Speciale, ashtu siç ka qenë në vitin 2015.

?Të njëjtën qasje do ta kemi. Ne do të jemi kundër kësaj gjykate dhe do ta manifestojmë me votën tonë në seancë, kurdo që të vjen?, ka thënë Selimi.

Në favor të shfuqizimit të Gjykatës Speciale është shprehur edhe Nisma për Kosovën.

Në anën tjetër, presidenti i vendit Hashim Thaçi, disa herë ka përsëritur qëndrimin se në rast se deputetët e Kuvendit do ta votonin shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ai nuk do të dilte kundër vullnetit të deputetëve./CityNeës





Lajmet e fundit nga