web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetarja shqiptare i nxjerr të "palarat" politikanëve:"Edi Rama vinte me pizhama në punë,Ervin Salianji si çun mami"

12 Janar 2018, 09:50, Aktualitet CNA

Gjatë emisionit Top Show, ku një ndër të ftuarat ka qenë gazetarja Iva Tiço është trajtuar tema e veshjes së politikanëve.Ndër të tjera gazetarja ka treguar se i ka pëlqyer mjaft mënyra ekstravagante sesi vishej Kryeministri Rama dhe gjithashtu ka zbuluar disa detaje për veshjen e tij që nuk diheshin më parë.

?Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant, në atë kohë ishte ministër kulture dhe deri dhe pizhama nën xhinse, i dilnin pizhamat gri nën xhinse në konferencat për shtyp në dimër?,-u shpreh Tiço.Ajo u pyet nëse i pëlqente veshja e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, por ajo ka habitur me përgjigjen e saj.Tiço u shpreh se tani Salianji e ka përmirësuar veshjen qëkur është bërë deputet. Por sërish ajo e ka kritikuar për jelekun që ka veshur poshtë xhaketës: ?Vishesh si çun mami, këto veshje të tregojnë më të madh?,-u shpreh Iva./CityNews





Lajmet e fundit nga