web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis faza e dytë e punimeve në sheshin Skënderbej/ Ja rrugët që do të bllokohen

3 Janar 2018, 18:03, Aktualitet CNA

Bashkia e Tiranës ka njoftuar nisjen e fazës së dytë të punimeve në sheshin Skënderbej, duke filluar nga dita e nesërme.

Për shkak të punimeve Bashkia ka lajmëruar se do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës ?Çamëria?, nga kryqëzimi me rrugën ?Ibrahim Rugova? deri në sheshin ? Skënderbej?, e thënë ndryshe, do të ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor që kalon para selisë së Partisë Socialiste. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën ?Ibrahim Rugova? në kryqëzimin me rrugën ?Çamëria?, drejtim i detyruar drejt.

Gjithashtu, deri në përfundim të fazës së dytë të punimeve për rikualifikimin e Sheshit ?Skënderbej? do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës ?Ibrahim Rugova?. Qarkullimi i automjeteve nga ?Myslym Shyri? deri te bulevardi ?Gjegj Fishta?, pra segmenti para Taiwan, do të bëhet me një drejtim lëvizjeje sipas sensit veri-jug. /CityNews





16:49 Aktualitet

Kthehu holandez!

Ne shqiptarët kemi një fat të madh, që asnjë vend tjetër në ...

Lajmet e fundit nga