web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i Vetëvendosjes jep dorëheqjen

2 Janar 2018, 15:07, Aktualitet CNA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat revokuese në këtë parti.

“Ky është një nga vendimet më të vështira në jetën time. Ka më shumë se një vit që jemi duke u marrur me një problem, jemi munduar që ta mbajnë të bashkuar”, është shprehur Visar Ymeri, në një deklaratë të dhënë për mediat.

Ymeri tha edhe se ky vit i fundit ka filluar t?i rrënoj themelet e partisë së tij, dhe siç thotë ai “metoda është e padrejtë dhe e panevojshme sepse VV posedon organet e mbrojtjes”.

“Lëvizja kur nuk është e bashkuar nuk është e fort, e kur nuk është e fort ajo humb jo vetëm ne por tërë Kosova”, deklaroi ndër të tjera Ymeri.

Ai bëri të ditur se një nga arsyet e dorëheqjes së tij është mospërfillja që iu bë atij si kryetar i Lëvizjes.

Gjithashtu Ymeri tha se me problemet e kohëve të fundit të Levizjes Vetëvendosje e ardhmja e Vetëvendosjes varet se si partia e tij i zgjedh këto probleme, dhe vijon Ymeri “nëse nuk e zgjedhim drejt problemi do të na dëmtonte shumë”.

 





Lajmet e fundit nga