Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Viti që shkoi dhe hyrja e vitit të ri 2018 kishin në qendër një lajm, largimin e Sokol Ballës nga Top Channel, njeriut që për më shumë se një dekadë drejtoi lajmet, ishte editoriali dhe faqja politike kryesore e medies dikur më të madhe në vend.
Balla u largua ashtu siç pritej, pas një debati me Vjollcën, presidenten e re të Top medias e cila, dje nëpër media të mbështetura nga Ilir Meta dhe Erion Veliaj, sqaronte se Balla ishte hequr pas emisionit me Saimir Tahirin, ku ishte treguar shumë i butë.
Nëpërmjet një shkrimi, por edhe një qëndrimi të vetë Vjollcës jepej mesazhi, se Top Channel kishte përballuar beteja të forta si media opozitare dhe këtë do ta bënte dhe me Edi Ramën, duke lënë të kuptohej edhe faktin se Balla ishte linja e Kryeministrit.
Në fakt, Top Channel për pak vite ka bërë opozitë të fortë me Fatos Nanon. Me Berishën bëri opozitë të fortë, por pati edhe dashuri të madhe, kur mori licencën e televizionit kombëtar.
Më pas Berisha ishte tabelë qitjeje dhe qitësi kryesor ishte Sokol Balla, e pas tij dhe shumë të tjerë.
Vjollca Hoxha pretendon se do të bëjë një televizion opozitar, ashtu si ndoshta dje me Berishën, por kjo është vështirë të besohet për disa arsye.
Së pari nuk ka moral dhe është totalisht e pabesueshme që Top Channel të jetë ndarë me Edi Ramën dhe qeverinë për arsye parimore, sepse informacionet thonë krejt të kundërtën.
Problemi nuk qëndron tek disa kioska që i ka marrë ose jo Vjollca, por tek fakti që në 48 orët e fundit, Top Channel ishte televizioni i Lali Erit. Tek Portokalli, Lali Eri, tek lajmet Lali Eri, tek Luana Lali Eri, që të mos harrojmë vetëm tek kënga e fundvitit mungonte Lali Eri.
Vjollca flet për moral dhe për ndarje me Edi Ramën, për të bërë betejë opozitare, por a ka moral kur Top Channel ka mbrojtur hapur çështjen e plehrave, ka qenë avokat i Erion Veliajt, kur ai ishte nën akuzë për vrasjen e Ardit Gjokajt?
Është qesharake të besosh, se televizioni që ka bërë beteja opozitare dje, që ka bërë avokatin e plehrave për Shqipërinë sot, do bëjë opozitë për moral nesër.
Le të shkojmë tek Edi Rama. Çfarë ka folur dhe ka thënë Top Channel kur Shqipëria u mbulua nga droga, kur Ilir Beqja jepte në emër të Kryeministrit qindra milionë euro koncensione klientelës së pushtetit?
Top Channel heshti dhe nuk tha asnjë fjalë për korrupsionin e Qeverisë dhe skandalin Çez-Dia dhe çështjen që ?groposi? Ilir Metën dhe Edi Ramën, kërkonte ta hidhte në përgjegjësi të opozitës.
Këto Sokol Balla i bënte nga mendja e vet dhe Vjollca nuk dinte asgjë, tani u zgjua nga gjumi, ?bukuroshja e fjetur? dhe zbuloi, se Top Channel kishte 10 vjet që ishte media Edi Ramës.
Kjo e Vjollcës të kujton historinë me Pal Vatën, i cili dikur ka thënë në lidhje me një ngjarje,- ?se unë e Enveri nuk dimë gjë, vetëm po e ka bërë Mehmeti me kokën e tij?. Pal Vata nuk është Vjollca.
Kush mund ta besojë më Vjollca Hoxhën, kur flet për opozitë mediatike dhe të vërtetën, kur në katër vite bëri avokatin e Ilir Metës? Le të flasim me argumente dhe për LSI ?në, që ka jo pak po tetë vite në pushtet.
Top Channel nëpërmjet fiksit publikoi videon Meta Prifti e më pas nga viti 2013 e në vazhdim ky televizion ka qenë avokat i Metës dhe ministrave të tij të korruptuar.
Top Channel harroi se me Berishën ishte edhe Ilir Meta ministër, Edmond Haxhinasto, Nasip Naço, pa folur për Vasilin, Panaritin e të tjerë.
FIKS-i, përveç se ka denoncuar skandalet në drejtësi, qeverinë dhe skandalet e prodhuara prej saj i ka lënë në heshtje.
Në katër vite asnjë fjali për dështimin e Qeverisë në infrastrukturë, në ndërtimin e rrugës internacionale, Ministri kjo e LSI ?së. Top Channel e përkëdheli Ministrinë e Drejtësisë, kur ndodhi skandali i byzylykëve.
Ilir Meta ishte mik i ngushtë i Top Channel dhe ky është poli i dytë i Qeverisë, dje.
I treti është Lulzim Basha, ky si pjesë e opozitës, që së fundmi për shkak të përplasjeve të zonjës Hoxha me kryeministrin Rama, po shfrytëzon gjithçka për të bërë të mundur që Top Channel të kthehet në medien e opozitës.
Kalimi TOP-it në krah të PD -së, sërish duket të mos ketë asnjë moral, por është një kthesë në variantin për inat të vjehrrës po shkoj tek mullixhiu, apo thjesht Vjollca diçka kërkon prej Lulzim Bashës.
Njerëz afër kompanisë së bashkëshortes së Lulzimit kanë filluar punë në Top Channel, por edhe kanë gjetur hapësirë të plotë në emisionet e këtij televizioni.
Në emisionin e mëngjesit spikerja zyrtare e gruas së Lulzim Bashës, tek Top Story apo edhe dje tek Luana, nuk ndalet së shfaquri dikush që e quan librin një dhuratë të pavlerë.
Hapësira që po i jepet Bashës, së pari si diversion ndaj Edi Ramës, po bëhet edhe duke u shfaqur pafundësisht dhe duke mbrojtur Erion Veliajn.
Përtej diversionit qëndron diçka tjetër, nuk është thjesht një, pazar i prishur mes Vjollës dhe Edi Ramës, nuk është inati i saj me Edi ramën apo Sokol Ballën në intervistë me Sajmir Tahirin.
Jo, Vjollca ka një tjetër hall. Në Gjykatën e Lartë së afërmi pritet të zhvillohet gjyqi i pronësisë së Top Channel dhe disa nga gjykatësit njihen si njerëz të PD -së dhe me lidhje të forta me të djathtën, pra Vjollca nuk ka hallin të bëjë një Top Channel opozitar.
Përtej të gjithë argumenteve që kemi dhënë më sipër, Vjollca duket se ka hallin e gjyqit të pronësisë, ku ajo në fakt ka vetëm 7 përqind të aksioneve, në total dhe 40 përqind bashkë me fëmijët dhe 60 përqind të aksioneve, të cilat ajo nuk i zotëron, por ende ndodhen në proces gjyqësor dhe kanë dikë tjetër pronar.
Halli i Vjollcës është gjyqi, nuk është as Rama, as Meta, as Luli.
Pas gjyqit askush nuk do të çuditet që Vjollca të braktisë Bashën dhe gjykatësit e tij dhe të shkojë e të fluturojë sërish tek Edi Rama e të dalë në mbrojtje të plehrave të koncensioneve korruptive të Qeverisë apo edhe në mbrojtje të kanabizimit të Shqipërisë. Por ndoshta ka folur, por ka folur pak dhe në fund.
TOP ?i, i Vjollcës dhe i Edit përkohësisht në shërbim të Lulit, për interesa të drejtpërdrejta të Vjollca Hoxhës dhe debatit që është hapur kërkon të tërheqë vëmendjen nga e vërteta. Vjollca i jep TOP-in, atij që i jep gjyqin.
Të tjerat do t?i shohin edhe ata që sot, bëjnë sikur nuk kuptojnë./CityNews
“The Death List” është faqja e njohur kudo në botë për paras...
Pak javë më parë në një intervistë, Erik Fullani u shpreh se...
Bleona Qereti është një ndër këngëtaret më të komentuara në ...
Pak muaj më parë, këngëtari Seldi Qalliu dhe e dashura e tij...
I pyetur në emisionin e Luanës se cilët do të ishin ministra...
K. Gj. u gjet pa shenja jetë në tarracën e banesës nga prind...
Viti 2017 padyshim që do të mbahet mend si viti i damsave VI...
Disa patën fatin ta festojnë jashtë natën e Vitit të Ri, me ...
Pas reagimit të Opozitës se Policia po bën ndalime të kundër...
Në puntatën e këtij fundviti në Thumb, ndër të ftuarit ishte...
Sara Kapo tashmë po kthehet në një personazh shumë të koment...
Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar nëpërmjet një stat...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë të mërkurën në ...
Tradita e do që të rinjtë të festojnë deri në mesnatë me fam...
Ashtu siç nuk mund të imagjinojmë një vit pa personazhe të n...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar edhe njëherë shqiptar...
Kjo supë që po ju sjellim më poshtë përpos që është e shijsh...
Ne të gjithë pothuajse përdorim sfungjerin e dushit për t’u ...
Nënkryetyari i Kuvendit, njëkohësisht nënkryetar i PD-së, Ed...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...