web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është emigranti nga Kukësi që çuditi Britaninë: ‘I kam lënë punët e pista’

2 Janar 2018, 15:00, Aktualitet CNA

Quhet Fari Lleshi, është nga Kukësi dhe ka një faqe në Facebook ku publikon foto të emigrantëve teksa hyjnë ilegalisht në Britani.

29-vjeçari ia doli të kthehej prapë në qendrën e vëmendjes, duke dalë në sajtin ?Dailymail?. Media britanike e prezanton Lleshin si ish-i dënuari për një vjedhje me vlerë prej 20 mijë paundësh, për të cilën është kapur në Itali përpara 7 vitesh.

Edhe pasi u burgos, ai nuk resht së treguari se po të dojë, ia hedh policisë, duke administruar një faqe në Facebook me emër ?Albanians in London? (Shqiptarët në Londër), ku poston foto të emigrantëve shqiptarë në kamion, teksa i përvidhen kufitarëve të Britanisë.

Në këtë faqe, Fari Lleshi gjithashtu ofron dokumente false për të gjithë ata që duan të jetojnë në Britani por s?kanë dokumentacion.

Një artikull i ?Dailymail? në nëntor mbi këtë faqe në Facebook ngjalli kurreshtje dhe dyshime se kush mund të ishte njeriu që lirisht poston në rrjetet sociale foto kaq inkriminuese. Dje, sajti i famshëm publikoi identitetin dhe foto të Fari Lleshit, njeriut pas faqes Albanians in London.

Në tetor të  2010-ës, Lleshi u kap nga policia italiane pasi vodhi një bankë në Trento në veri të Italisë, me dy bashkëpunëtorë. Për këtë, u ndëshkua me gjashtë vite burg.

Ai tha për ?DailyMail? se është penduar për gabimet e të shkuarës dhe po kërkon të ndryshojë. Besojeni ose jo.

?Vodha një bankë, por e shlyeva gabimin. Dua t?i harroj këto gabime, sepse nuk më bëjnë të ndihem mirë.?

Ai e nisi duke emigruar fillimisht për në Greqi, pastaj mbërriti në Itali. Pas doli nga burgu, Lleshi nisi një punë të ligjshme, por s?do të zgjaste shumë. Ai tregon se u provokua nga policia raciste italiane dhe u detyrua të reagonte ?jo mirë?.

?Humba të drejtën, kështu që nuk qëndroja dot më në Itali. Erdha në Angli. Si shumë shqiptarë, erdha me kamion. Nuk ka mënyrë tjetër për të ardhur këtu.?

Fari Lleshi thotë se autoritetet britanike nuk e dinë se ai po qëndron atje.

?Nuk jam i ligjshëm. Jam këtu, si shumë emigrantë të tjerë, duke kërkuar për mundësi të reja.?

Edhe pse ?Dailymail? aludoi se emigrantët që ai ndihmon merren me punë jo edhe aq të pastra, Fariu këmbëngul që s?ka prekur një qese kokaine me dorë që kur ka shkuar.

?I lashë të gjitha as dhe u përkushtova që të kthehesha në rrugë të mirë. Nuk kam arsye të bëhem pjesë e rrjeteve kriminale.

Kam kaluar lloj-lloj telashesh, por tani kam plot projekte që shpresoj, me ndihmën e Zotit, në të ardhmen të realizohen.?/CityNews

 





Lajmet e fundit nga