web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet një trup i pajetë/ Dyshohet të jetë vetëvrarë

2 Janar 2018, 15:00, Aktualitet CNA

Një trup i pajetë është gjetur nga Policia e Korçës në fshatin Porodinë.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se trupi i pajetë është identifikuar si shtetasi me iniciale H.M, rreth 67 vjeç.

Viktima kishte një aktivitet privat (pulari) në këtë fshat dhe trupi është gjetur në një ambient të veçuar të kësaj prone.

Nga kqyrja e trupit të të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, e cila u gjet në afërsi të trupit të tij.

Grupi hetimor është  duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /CityNews





Lajmet e fundit nga