web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koalicioni PD-LSI/ Patozi: Gafë e madhe dhe shumë e parakohshme

27 Dhjetor 2017, 19:12, Aktualitet CNA

Teksa ka vijuar me komentimin e frontit opozitar, ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur në një Intervistë për Report Tv, se shpallja e koalicionit PD-LSI ishte një gafë e madhe dhe shumë e parakohshme.

Sipas Patozit koha do ta tregojë se ky nuk është një koalicion i mirëbesimit, pasi kanë ndryshimet e tyre si për shkak të historisë dhe për shkak të prespektivës.

?Por shpallja e kësaj aleance dhe ndarja e pushtetit moral të opozitës kaq shpejtë me LSI-në ishte një gafë dhe shumë e parakohshme. Nuk janë të njëjta, janë shumë të ndryshme dhe koha do të tregojë që ky nuk është një koalicion i mirëbesimit. Të dy palët pavarësisht se sot mund të jenë në një front, kanë ndryshimet e tyre si për shkak të historisë por dhe për prespektivën që nuk është kaq e ndritur, e që i pret të dyja?,-deklaroi Astrit Patozi. /CityNews





Lajmet e fundit nga