web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tradhton opozita/ Në Elbasan PD dhe LSI i bashkohen Rilindjes

27 Dhjetor 2017, 18:50, Aktualitet CNA

Opozita ka bashkuar votat me Rilindjen në Bashkinë e Elbasanit, të drejtuar nga Qazim Sejdini, apo “Lala i Elbasanit”.

Pavarësisht se “Lala i Elbasanit” është atakuar vazhdimisht nga opozita si një nga blerësit më në zë të votave në zgjedhjet e 25 qershorit, kjo nuk e ka penguar opozitën (PD dhe LSI), që të tradhëtojë të bërit opozitë dhe të bashkojë votat pikërisht me ata që akuzohen. PD-LSI-PS, kanë bërë një “koalicion” me bazë të gjerë, dhe kanë kaluar Buxhetin 2018 të Elbasanit.

Bashkëpunimi me LSI-në, Lulzim Bashës po “i mëson” rrengje të tjera, këtë herë duke tradhëtuar të bërit opozitë, dhe duke marrë veset e LSI. LSI tradhëtoi në Bashkinë e Tiranës, ku herë pas here po shkëputen vota dhe i bashkohen Erion Veliajt, Tradhëtoi në Durrës, ndonëse Vangjuash Dako ka qenë në qendër të akuzave të opozitës, tradhëtoi në Korçë, e tashmë i “ngjiti” edhe Lulzim Bashës, sëmundjen e tradhëtisë, dhe së bashku tradhëtuan në Elbasan, ku “konfirmuan” jo vetëm vijimsinë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, por edhe futjen e LSI-së në këtë marrëveshje, duke iu bashkuar Rilindjes.

Ndonëse në plan të parë ka përplasje mes palëve në Bashki, ata i bashkon “Lala”.

?Kjo është arritur në mbledhjen e dytë të Këshillit Bashkiak , ndërsa herën e pare, këshilltarët e Djathtë do të kërkonin më tepër kohë , për tu njohur me Projekt-Buxhetin e vitit të ardhshëm. Pikërisht në këtë mbledhje , ku votimi i Buxhetit u spostua në një mbledhje të dytë , kreu i Bashkisë Qazim Sejdini, ka mirëkuptuar kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së dhe e ka konsideruar të drejtë kërkesën e tyre?, – thuhet në njoftimin e Bashkisë së Elbasanit.

Nga burimet në Bashkinë e Elbasanit, thuhet se ka pasur disa sugjerime nga PD, të cilat janë mirëpritur nga kryetari Qazim Sejdini, i cili doli i buzëqeshur nga arritja e koalicionit rilindas, PD-PS-LSI/ /CityNews





Lajmet e fundit nga