web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Fatmir Xhafaj bën show në Elbasan

26 Dhjetor 2017, 18:39, Aktualitet CNA

Ismail Elezi, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, i ftuar në Report Tv, ka komentuar zhvillimet e fundit në Elbasan dhe vizitën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas tij Xhafaj është duke bërë show dhe se krimi nuk luftohet me deklarata.

“Është show ajo që ministri shkon në Elbasan dhe bën këto deklarata. Jam kundër këtyre deklaratave dhe i bëj thirrje ministrit që mos të merret me deklarata sepse dëmtojnë punën e policisë?, tha Elezi, ndërsa shtoi se, “Më dhemb zemra kur dëgjoj këto gjëra për Elbasanin pasi kam qenë drejtues Policie atje dhe se banorët kanë kulturë dhe respekt për uniformën e Policit?.

Ismail Elezi u shpreh se puna e policisë në Elbasan ka dështuar, pasi në vetëm 3 vite kanë ndodhur mbi 20 ngjarje të rënda të cilat nuk janë zbardhur.

I pyetur nëse lëvizjet në Policinë e Elbasanit Elezi është shprehur se policia ka nevojë për besim dhe se lëvizjet në policinë e shtetit nuk sjellin gjë tjetër veçse vështirësojnë punën e policisë.

“Nuk mund ta bëjë Xhafa vetingun, pasi është që policia e bën vetingun. Në çastin që ministri ‘fut’ hundët në vetingun e Policisë së Shtetit atëherë Policia është politizuar”, u shpreh Elezi. /CityNews





Lajmet e fundit nga