web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Florenc Beqiraj u braktis nga autoritetet shqiptare/ Franca të hetojë ngjarjen me transparencë

23 Dhjetor 2017, 18:53, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vdekjes se 23 vjeçarit shqiptar në një spital në Francë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha akuzon autoritet shqiptare për braktisje të Florencit, ndërsa u bën thirrje autoriteteve franceze të hetojnë me transparencë dhe te vendosin para ligjit autorin apo autoret e krimit te shemtuar, qe i moren jeten me dhunen e tyre shtazore ne institucionet shteterore te vuajtjes se denimit, te riut Florenc Beqiri.

Postimi i plotë:

Vdekje nga traumat e marra nga torturat ne burg e te riut Forenc Beqiri, nje krim i shemtuar!

Te dashur miq, prej disa ditesh kemi ndjekur live ne mediat sociale, kroniken e vdekjes se paralajmeruar nga torturat e ushtruara ne burgun e Marsejes te te riut shqiptar Florenc Beqiri. Dramen e tij njerezore e ben edhe me te madhe e tronditese mungesa e transparences ndaj kesaj tragjedie njerezore dhe ne veçanti indiferenca dhe barktisja totale e te ndjerit ne luften e tij me vdekjen, nga autoritetet zyrtare shqiptare, sikur Florenci te ishte banor i nje vendi pa shtet.

Duke shprehur ngushellimet me te thella familjareve te viktimave, perseris thirrjen time drejtuar edhe dite me pare autoriteteve franceze te zbatimit te ligjit, te hetojne me transparence dhe te vendosin para ligjit autorin apo autoret e krimit te shemtuar, qe i moren jeten me dhunen e tyre shtazore ne institucionet shteterore te vuajtjes se denimit, te riut Florenc Beqiri.

Denoj me ashpersine me te madhe interesin zero dhe heshtjen totale, sikur te mos ishte nje i ri shqiptar, te autoriteteve zyrtare shqiptare ndaj Florenc Beqirit, qe nuk meritonte kurre ate qe pesoi! sb/ CityNews





Lajmet e fundit nga