Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
FAO përshëndet vendimin e OKB-së për krijimin e dekadës së bujqësisë familjare, Ditën Botërore të Bletëve, një ditë në të cilën promovohet ndërgjegjësimi për nevojën për të luftuar peshkimin e paligjshëm dhe për deklarimin e viteve ndërkombëtare për gjitarët, peshkimin artizanal dhe akuakulturën.
20 Maji do të shënojë Ditën Botërore të Bletëve.
Viti 2019 do të shënojë fillimin e Dekadës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë Familjare, duke sjellë më shumë vëmendje tek njerëzit që prodhojnë më shumë se 80% të ushqimit në botë, por anëtarët e të cilëve, paradoksalisht, shpesh janë më të prekshmit nga uria.
2024, ndërkohë, do të jetë Viti Ndërkombëtar i Gjitarëve. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të mërkurën miratoi tre rezoluta të reja, të cilat i japin FAO-s rol udhëheqës për organizimin dhe shkëmbimin e informacionit.
Jo vetëm që pllenuesit, fermerët e vegjël familjarë, dhe gjitarët kontribuojnë direkt në sigurinë e ushqimit, por ato janë elementët kryesore për ruajtjen e biodiversitetit, një tjetër gur themeli i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Në fillim të këtij muaji, Asambleja e Përgjithshme ka shpallur edhe një ditë ndërkombëtare për të shënuar luftën kundër peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregullt (IUU) dhe vitin ndërkombëtar për promovimin e peshkimit artizanal dhe akuakulturën.
“Unë mirëpres miratimin e vendeve anëtare të OKB-së për këto çështje të rëndësishme ushqimore dhe bujqësore. Kërkimet që fillojnë vitin e ardhshëm do të ndihmojnë në rritjen e vëmendjes globale për punën urgjente drejt arritjes së Urisë Zero Hunger deri në vitin 2030,” tha Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, José Graziano da Silva .
Dita Botërore e Bletëve
Bletët dhe pllenuesit e tjerë – duke përfshirë fluturat, lakuriqët e natës dhe zogjtë ? mundësojnë riprodhimin për bimët duke përfshirë shumë kultura ushqimore.
20 maji ditëlindja e Anton Janshës, është përzgjedhur si dita e përvitshme e bletëve. Antoni në shekullin e 18-të ishte pionier i teknikave moderne të bletarisë në Slloveni, gjë që që nxiti lëvizjen për të nderuar rëndësinë e bletës, për aftësinë e saj për të punuar aq shumë, me një nevojë për kaq pak vëmendje. Bleta viziton si pllenuese rreth 7,000 lule në ditë, dhe përgatit mjaltin ? një produkt që për mijëra vite përdoret si ushqim dhe ilaç – dhe për mundësitë që ofron për jetesë me pak kapital ose pak tokë në pronësi.
Sot, pllenuesit kanë një kontribut shtesë për sigurinë e ushqimit, pasi ata jo vetëm që mbrojnë jetën e bimëve, por shërbejnë si rojtarët nga rreziqet emergjente mjedisore, duke sinjalizuar shëndetin e ekosistemeve lokale. Insektet invazive, pesticidet, ndryshimet e përdorimit të tokës dhe praktikat e monokulturës që mund të reduktojnë lëndët ushqyese në dispozicion paraqesin kërcënime për kolonitë e bletëve.
Fermat familjare
Më shumë se 90 përqind e 570 milion fermave në mbarë botën menaxhohen nga një individ ose një familje dhe mbështeten kryesisht në punën e familjes. Këto ferma prodhojnë më shumë se 80 për qind të ushqimit në botë, duke konfirmuar rëndësinë e tyre në sigurinë ushqimore botërore sot dhe në të ardhmen për brezat e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, shumica e të varfërve ruralë janë fermerë familjarë.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm karakterizohen nga një përqendrim i fortë tek fermerët e vegjël dhe familjarë, duke synuar që deri në vitin 2030, të dyfishojnë produktivitetin dhe të ardhurat e tyre bujqësore, veçanërisht për gratë, ku përfshihen popullsitë indigjene, barinjtë dhe peshkatarët.
Vëmendja e politikës dhe investimet duhet të përqendrohen jo vetëm në rritjen e rendimentit dhe të ardhurave, por edhe në një grup më kompleks objektivash, duke përfshirë sigurimin e të drejtave mbi burimet natyrore – si toka, uji dhe farat, rritja e tregjeve gjithëpërfshirëse, përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, punësimi, mjetet e përshtatshme të menaxhimit të rrezikut dhe programet e mbrojtjes sociale.
Rezoluta bën thirrje që FAO dhe Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor të mbështesin zbatimin e Dekadës, duke theksuar se gjithnjë e më shumë vende po bëjnë përparim të rëndësishëm në zhvillimin e politikave publike në favor të bujqësisë familjare dhe vlerëson dobinë e shkëmbimeve të informacionit të lehtësuar nga Platforma e Njohurive për Bujqësinë Familjare organizuar nga FAO, si dhe nga aktivitetet e trekëndëshit të bashkëpunimit Jug-Jug dhe fermer-fermë.
Gjitarët
Gjitarët – janë burimi parësor i mbijetesës për miliona familje të varfra që jetojnë në 90 vende dhe shpesh në disa nga ekosistemet më armiqësore në planet, duke i bërë ata një pjesë të paçmueshme të luftës kundër urisë.
Ata janë burimi kryesor i proteinave, qumështit, lëndëve për veshje dhe gjithashtu ofrojnë plehun dhe shërbejnë si kafshë transportuese.
Në vecanti, qumështi i Gamiljes ka potencial të konsiderueshëm për të rritur të ardhurat dhe ushqyerjen në zonat rurale, e pasur me vitamina C, hekur dhe elelmente të tjera të rëndësishme. Është i disponueshëm edhe aty ku ka pak ujë dhe foragjere.
OKB gjithashtu përshëndet rëndësinë e peshkimit
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, gjithashtu, më 5 dhjetor miratoi dy rezoluta të tjera, të dyja të lidhura me peshkimin të votuara njëzëri nga vendet anëtare të FAO dhe ngarkoi FAO- të shërbejë si agjenci udhëheqëse për të dyja. Rezoluta vjetore për peshkimin e qëndrueshëm e nxiti Asamblenë e Përgjithshme të shpallte 5 qershorin si “Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Peshkimit të Paligjshëm, të Paraportuar dhe të Parregullt”.
Kjo datë reflekton ditën kur Marrëveshja për Masat e Shteteve Portuale (PSMA) hyri në fuqi zyrtarisht si një traktat ndërkombëtar. FAO luajti rolin drejtues në bordin e PSMA-së, traktatin e parë ndërkombëtar të hartuar në mënyrë që të kufizohen ndjeshëm format e peshkimit ilegal që vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për ruajtjen afatgjatë dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të tilla.
OKB gjithashtu shpalli 2022 si Viti Ndërkombëtar i Peshkimit dhe Akuakulturës Artizanale, që do të ndihmojë në përqendrimin e vëmendjes tek peshkatarët e vegjël dhe gratë që përbëjnë 90 përqind të fuqisë punëtore botërore të peshkimit./CityNews
E kush nuk e ka ndjekur të paktën një herë në fëmijëri filmi...
“Në fillimet e mia? Kam qënë shumë i prapë, dy gurë bashkë n...
Ajo është nënë e një vajze dhe tashmë është bërë nënë për he...
Këshilltarja e LSI-së Bora Panajoti ka plotësuar kourumin e ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi sta...
Vështirë të ketë qytetar në Tiranë që ka parë borën që ka zb...
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon akuzat dhe kërcënimet ...
Pra, jemi zyrtarisht në atmosferë festive, që do të thotë: u...
Alarmi i celularit bie. Ora pesë duhet të ngrihem, por ndërk...
Ekspertët amerikanë kanë trajnuar Policinë Kufitare Shqiptar...
Konsorciumi Trans Adriatic Pipeline (TAP) tha së fundmi se k...
Rashqeli u bë e njohur si vajza me format e rrumbullakosura ...
Dëshirë për të udhëtuar, por keni nevojë për pak ndihmë për ...
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku në takimin me vartësi...
Luana Vjollca është nga ato personazhe që komentohet shumë, ...
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari, i përjashtuar për 10 ditë...
Ne themi se jemi popull i varfër??? Ju gënjejnë budallenj! H...
Modelja amerikane, Lindsey Pelas, ka treguar edhe njëherë ps...
Lulzim Basha po e çon Partinë Demokratike drejt greminës, jo...
Oriola Marashi është kthyer në një nga modelet shqiptare më ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...