web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish- banorja e Big Brother bëhet nënë, zbuloni emrin e veçantë të vajzës së saj (FOTO)

21 Dhjetor 2017, 12:15, Aktualitet CNA

Ajo është nënë e një vajze dhe tashmë është bërë nënë për herë të dytë, po me një vajzë. Në  mëngjesin e ftohtë të dhjetorit ish-banorja e Big Brother, Jona Kalemaj ka sjellë në jetë vogëlushen e saj që i ka lumturuar shpirtin për herë të dytë.

Përmes një postimi në ?Instagram?, Jona na ka treguar vogëlushen e saj, si edhe emrin e veçantë që i kanë vënë. Duke qenë se jemi në muajin e festave, Jona ka zgjedhur për vajzën e saj emrin Santa. Me një poezi të shkurtër Jona i uron mirëseardhjen në jetë bukuroshes Santa.

?Mirëmëngjes e bukur botë
Mirëmëngjes i ftohti muaj
Ja ku erdha unë plot lot
Ja ku jam dhe unë mes tuaj

Botës sot ju shtova unë
Kaq e vockël sa një dorë
Kam dhe emër, sot ma vunë
Është i shenjtë si ky dhjetor

Quhem SANTA, emri im
Qofsha kështu vërtet në jetë
Do e bej unë të parin urim
?Mirë se ju gjeta me shëndet? /CityNews





Lajmet e fundit nga