web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djali i politikanes rreh mizorisht të atin: “Do të vdes në dru’!

20 Dhjetor 2017, 15:35, Aktualitet CNA

Familja e Sarah Palin- it, ish- guvernatores së Alaskës është vënë disa herë në qendër të vëmendjes së mediave. Fillimisht u fol për vajzën e saj të pamartuar, e cila në moshën 17- vjeçare ngeli shatzënë. Më pas vetë Sarah tregoi për djalin e vogël, që vuante nga sindroma down dhe që vetë ajo personalisht ishte kundër abortit.

Sikur të mos mjaftonin këto, familja u përfshi në një tjetër skandal, atë të librit biografik të Sarah-it ku thuhej se dikur bashkë me të shoqin, Todd- in ishin konsumues kokaine dhe bënin jetë të shthurur.

3 ditë më parë, djali i saj i madh, Truck i cili ka patur edhe më parë probleme me ligjin rrahu të atin dhe e gjakosi mirë e mirë. Ngjarja ndodhi të shtunën, në Wasilla të Alaskës.

28- vjeçari e kishte telefonuar babanë, Todd- in dhe i kishte kërkuar që të shkonte t?i merrte kamionin por ai refuzoi pasi kohët e fundit i biri po konsumonte shumë alkool dhe qetësues.

?Do vij gjithsesi të të zhdëp në dru.? thuhet se ka thënë Truck

53- vjeçari është rrahur nga i biri i cili me armë në dorë ka thyer njërin prej xhamave të dritares, ka hyrë brenda, e ka tërhequr zvarrë dhe ka nisur ta godasë në fytyrë dhe kokë.

Track është akuzuar edhe më parë për agresion dhe vjedhje. Jo më larg se vitin e kaluar, Truck rrahu të dashurën në të njëjtën shtëpi. Vajza kërkoi një urdhër mbrojtjeje./CityNews





Lajmet e fundit nga