Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Rreth 80 vite më parë, në vitin e largët 1936, mjeshtrat e mirënjohur dibran me banim në Fier, Ago dhe Jonuz Boriçi do të vendosnin gurët e parë në themelet e fabrikës ?Myzeqeja? një nga gjashtë fabrikat e miellit në Shqipëri.
Në Gusht të vitit 2016, Arben Shega, së bashku me 20 muratorë të tjerë fierakë, të drejtuar nga Neim Hoxha me ministritë e tyre do të nisnin të rehabilitonin këtë fabrikë, sipas projektit të arkitektëve dhe urbanistëve, për ta kthyer në një Galeri Artesh dhe qendër shumëfunksionale.
E ndërtuar në një sipërfaqe prej 2 308 m2 dhe e rrethuar në atë kohë edhe me mur me gjatësi 102 ml, ish fabrika ?Myzeqeja? ishte më tepër se një simbol i urbanizimit, me arkitekturën e saj të veçantë. Sipas Drejtorit të Muzeut Historik të Fierit Nuri Plaku,? Godina e fabrikës u projektua nga specialistët italian me dimensione 20 m gjatësi, 6.5 m gjerësi dhe 16 m lartësi.
Ndërsa leja e ndërtimit u konfirmua nga Ministria e Punëve Botore e asaj kohe dhe zbatimi i projektit u ndoq nga specialisti i njohur italian pranë kësaj ministrie, Tamborlini. Gjithë materiali i ndërtimit, duke përjashtuar inertet, u importuan nga Italia.
Projekti për kthimin e saj në një qëndër shumëfunksionale, lindi fillimisht si një ide në kokën e kryebashkiakut Armando Subashi. Ai ftoi në takime bashkëbisedues dhe konsultues, arkitektë e specialistë të urbanistikës, deri dhe nga kryeqyteti. Idea e shumëdiskutuar dhe debatuar u konkretizua në kuadrin e projektit të madh të ndërtimit të Parkut Qëndror.
Në fakt godina e braktisur qysh nga vitet 1997, ishte kthyer në një objekt grumbullimi mbetjesh të gjithëfarëllojshme, duke krijuar një ansambël lodhës aspak të hijshëm në qendër të Fierit. Kjo gjendje, amortizimi i saj dhe vetë specifikat e projektit të ndërtimit të parkut, që kërkonte hapësirë të gërshetuar me gjelbërim dhe mjedise ç’lodhëse për qytetarët, nxitën dhe prodhuan ide dhe mendime të ndryshme, që shkonin deri dhe për një shëmbje dhe zhdukje nga hapësira të godinës karakteristike.Nxitja e debateve, përthithja e mendimit të specialistëve, projektet e hartuara nga arkitektët, që konkuronin mes tyre e kthyen për disa kohë sallën e takimeve të kryebashkiakut, në studio ku u ravijëzua dhe më pas u vendos jo vetëm mosshembja e ngrehinës, por edhe rehabilitimi tërësor dhe përthithja e ekzistencës së saj brenda projektit të Parkut, duke marrë rolin e pazëvendësueshëm të një qendre që do ti jepte Parkut të ri dimension sa argëtues aq edhe të mbështetur në histori dhe vlera urbanistike qytetare fierake. Dhe kështu ndodhi. Ngrehina e ish-fabrikës u vendos që t?i nënshtrohej rehabilitimit dhe të kthehej në një kompleks arkitektural tërësisht në shërbim të qytetarëve, duke u tjetërsuar nga simboli i portës së industrializimit në Fier,në një godinë që ruan origjinalitetin historik dhe kulturor të qytetit dhe më gjerë.
?Duhej restauruar godina me ndërtimin më karakteristik në Fier. Duhej ruajtur mbi të gjitha identiteti dhe origjinaliteti i saj? thotë drejtuesi I punimeve Neim Hoxha, i cili po mbush 50 vjet që punon në ndërtim dhe tashmë bënë pjesë në strukturën drejtuese teknike të kompanisë që ka fituar tenderin për restaurimin e ish fabrikës. Një vit më parë, në gusht 2016, kompania nisi punimet, duke gërshetuar restaurimin e godinës me ndërtimin e parkut të ri. Tonelata me mbeturina gjithëfarësoj të grumbulluara aty prej më shumë se 20 vitesh, u hoqën nga ambientet e brendshme dhe të jashtme të ngrehinës.
? Nuk mund ta merrni me mend se çfarë katrahure ishte krijuar këtu. Për tu futur në godinë dhe nisur nga puna, kemi kaluar ditë e natë në ngarkesë të plotë për eliminimin e mbetjeve të ndryshme dhe inerteve? tregon Arbeni.
Projekti modern polifunksional dhe gjithëpërfshirës, që kap vlerën e 300 milion lekëve të reja, përfshin brenda tij parkun e madh urban, me gjelbërim, me zona rekreative për të gjitha grupmoshat, si dhe hapësira për artin dhe kulturën. Pjesë e rëndësishme e tij është unifikimi i fasadave në katet përdhe duke i dhënë përparësi zonës së biznesit,restaurim të fasadave,rikthim të elementëve karakteristike historik dhe kulturor të qytetit, shtim të zonës së gjelbër, lirim të hapësirave publike dhe sistemim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.
Punimet restauruese, në ish-fabrikën e ndërtuar si një ndërmarrje private nga një grup aksionerësh, me investime të ndryshme kapitalesh, në vitin e largët 1936, po shkojnë drejt fundit. Harmonia e krijuar nga e pamundura, për ta restauruar me realitetin e transformimit, duket qartë. Në hapësirat ndërkate ku vitet e para të nisjes së punës së saj punonin rreth 32 punëtorë janë vendosur dhe presin të hiqen skeleritë që mbajnë mbi vete 20 muratorët që i kanë ndryshuar pamjen e brendshme dhe të jashtme godinës.
Hapësirat mes kateve që shërbenin për punë të ndryshme,makinat e blojës, mbushjen e thasëve me miell, stampimin e tyre, analizat laboratorike, e deri te proceset e shumta të magazinës që lidheshin me triorimin e grurit nëpërmjet garavellave, shkoqjen e misrit, grumbullimin e transportin e produktit përfundimtar, tashmë janë izoluar dhe mbushur me soletina, duke krijuar një godinë me katër kate të ndara mes njëri tjetrit, ku kati i parë do të shërbejë si një kafene, i dyti një kompleks zyrash dhe kati i tretë dhe i katërt, qendër e galerisë së arteve fierake.
? Duheshin ruajtur fugat horizontale, ashtu sikurse ishin krijuar që në ndërtim të saj dhe çdo element që tregon identitet? thotë Neimi. Zhurma e mistrive teksa trazon llaçin në mbajtëset metalike dhe masa e llaçit që shkëputet , fluturon dhe ngjitet në mur, krijon një lloj muzike të çuditshme brenda godinës. Zhaurimë e embë. l Tone. Kërcitje sërish një provë për rifillim të punës. Kuartet, mistri, llaç, duar, ofshamë, tendosje, lëvizje. Një shkundje muskujsh dhe sërish gjithçka nga e para, në procesin e punës.
?Arritëm që të ruajmë fizionominë e godinës. Kjo është e para. Edhe çatia e mbyllur kërkonte tjegulla me një ngjyrë të përshtatshme. Fati ishte që ndërtesa ruante rezistencë dhe qëndrueshmëri. Jemi lodhur, por ndihemi të kënaqur? thotë Besimi, një tjetër murator që punon këtu.
Secili përpiqet të zbatoj detyrën e dhënë. Në mes kateve nga brenda është ndërtuar një shkallë provizore. Aty ngjiten në orët e para të mëngjesit punëtorët për të zbritur më pas në orët e para të mbrëmjes. Ndërsa materialet furnizuese dhe llaçi iu dërgohet nëpërmjet një pajisjeje karukull, në hapësirat e kateve respektive. Shkurt, puna është kryefjala në këtë godinë, që s’mund të quhet më e vjetër.
?Në katet e sipërme, nga jashtë, godina u vesh me një material çeliku të lehtë me ngjyrë ndryshku.Tregon kohë, qëndrueshmëri dhe pasqyron jetëgjatësi? thotë Neimi.
?Çmontuam pajisjet e vjetra të miellit dhe kemi arritur të gërryejmë me furçë gjithë hapësirën e jashtme dhe të brendshme të muraturës. Përdorëm edhe rrjeta teli. Pastaj e lyem, patinuam muret dhe arritëm më shpëtojmë fugat duke i nxjerrë ato në pah. Ndërtesa është gati, sipas projektit ,? shton ai.
Përbri qendrës shumëfunksionale është ndërtuar edhe shatërvani i ri. Edhe ai është pjesë e projektit të parkut të madh në Fier.
?Parku si një nga investimet më të mëdha do të jetë shumë shpejt i gatshëm për qytetarët. Është kryer një punë e mrekullueshme dhe më shumë cilësi e efikasitet. Kompleksit të pemëve lulishteve, me qendrën shumëfunksionale në mes, i bashkohen edhe mjediset çlodhëse dhe argëtuese. Kinemaja është ndërtuar në një kat nëntokë dhe do të jetë e gatshme shumë shpejt. Përveç shatërvanit kryesor, përbri godinës së ish fabrikës së miellit, një shatërvan që është pëlqyer shumë nga qytetarët. Kryespecialisti kinez ka sjellë edhe modele të minishatërvanëve të tjerë që do të instalohen në pjesë të ndryshme të këtij parku. Pretendojmë të ndërtojmë edhe 27 minishtarvane të tjerë në pjesë të ndryshme të parkut, që do të jenë në harmoni me shatërvanin kryesor?- thotë kryebashkiaku Armando Subashi.
Parku
Që nga dita e inaugurimit të shatërvanit kryesor, një gërshetim në harmoni të plotë i muzikës me ujin. Mijëra qytetarë e kanë vizituar këtë zonë, të rrethuar me rrugë të reja, të sistemuara anës tyre me pemën e paqes, Ullirin.
Çdo mbrëmje në këtë pjesë të qytetit, larg zhurmave të mjeteve, shëtisin mijëra qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Sheshi përballë godinës së Xhamisë, shëtitorja e rrugës Xoxi Andoni, sheshet e ndryshme në parkun që po përfundon, janë oazet e reja ç’lodhëse të fierakëve, aq shumë të etur për hapësira të gjelbërta dhe lulishte.
? Jemi në një realitet të ri. Është një transformim i bukur dhe që na jep identitet qytetar? thotë Laura, një prej të rejave që zgjedhin mbrëmjet për shëtitje me grup shokësh dhe shoqesh në këtë zonë. Ka njësi shitëse, rrugë, kafene, por mbi të gjitha ka ndriçim, dhe qetësi.? shton ajo.
?Qyteti ka rilindur. Ka një pamje tjetër sa shumë herë na ngjan se nuk është i yni. Kur vijmë nga Tirana, nuk na krijon ndjesinë e të qenit i vogël dhe pa kushte. Përkundrazi tani krenohemi me qytetin tonë dhe kthehemi me mall këtu? thotë Mira, një studente e juridikut në kryeqytet.
?Kam jetuar një jetë këtu. Tani jam në pension. E dua qytetin dhe sidomos tani që ka një ndryshim rrënjësor. Kjo pjesa këtu me ish fabrikën më pëlqen shumë. Bën mirë që nuk e shembën atë godinë. Është bukur në mes të parkut? thotë Xhemali, ish naftëtar..
Parku duket sikur noton në histori të shumta që përcjellin identitet dhe trashëgimi. Pikërisht këtu familja e Vrionasve ndërtoi edhe një prej rrugëve lidhëse të qytetit, me drejtim për në bregdetin e Semanit, që do të shërbente si një urë lidhëse me portin e Semanit -dalje në Adriatik. Këtu janë ndërtuar edhe qendrat e para grumbulluese të drithërave dhe prodhimeve të shumta të fushës së Myzeqesë. Në këtë pjesë,zhvillohej një tregti e gjerë, sidomos pazari javor.?Në këtë Pazar të njohur, përveç cohave të tezgjahut dhe mallrave të tjera të ekonomisë fshatare si dhe të atyre evropiane që vinin nga Vlora dhe Berati, kryhej edhe tregtia e prodhimeve bujqësore, veçanërisht ajo e drithërave dhe e gjësë së gjallë që ishte e lidhur ngushtë me qendrat bregdetare italiane dhe dalmatine?- thotë Nuri Plaku, Drejtori i Muzeut Historik Fier..
Ai pohon se këtu ka qenë i ndërtuar i famshmi ?Hani I Velos? një godinë që ka shërbyer për shumë kohë si qendër pritëse,dhe strehuese për kalimtarë dhe qytetarë që vinin nga zona të largëta të Shqipërisë por edhe rrethina dhe që kalonin aty netët për tu rinisur sërish në udhëtim drejt Vlorës, Beratit, Lushnjes, me zbardhjen e ditëve.
Fabrikat shënojnë lindjen e prodhimit kapitalist .Elementët e parë të këtij prodhimi,sipas zotit Plaku, kanë filluar pikërisht me këtë fabrikë. Godina që i dha fund periudhës së prodhimit zejtar dhe hapi rrugën e zhvillimit kapitalist e që u quajt ?Porta e industrializimit? të tij, sot e restauruar është qendra që do të mirëpres artin, identitetin dhe kulturën. E ngritur në qendër të parkut kryesor të Fierit, ajo është simboli se si idetë nuk vdesin, por krijojnë dhe përcjellin vlera të pamohueshme. E ndërtuar nga duart e mjeshtrave dibranë Ago dhe Jonuz Boriçi , e mbrojtur nga rrënimi nga idetë e specialistëve të Bashkisë Fier dhe arkitektëve të palodhur , restauruar nga duart e mjeshtrave ndërtues fierakë, ajo është godina që lidh dy shekuj, shekullin e drithit ushqimor me atë të drithit shpirtëror./ Arben Velo
Apartamenti i një godine 4-katëshe në qytetin e Durrësit ësh...
ILDKP ka paralajmëruar se do të jenë të shumtë prokurorët dh...
Nëse beson në yje, me siguri e di se muaji i lindjes luan nj...
Në lidhje me publikimin gjatë ditëve të fundit në disa porta...
Asgjë nuk vendos ndjeshmërinë e dhomës së gjumit më shumë se...
Është pasmesnatë. Rrugët e Tiranës, pothuasje janë boshatisu...
Një studim i zhvilluar nga disa akademikë të Universitetit t...
Një tjetër denoncim është bërë pasditen e sotme nga ish-krye...
Sapo kemi hyrë në muajin e festimeve për festat e fundvitit....
Karabinierët e qytezës së Monteviales afër Vincencës arrestu...
Kompania telefonike Plus Communication e cila që në muajin ...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në lidhje me zven...
Gjatë kësaj fundjave, territori shqiptar do të mbizotërohet ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrj...
Në një studim afatgjatë të 3000 të rriturve mes moshave 57 d...
E qeshura të zgjat jetën, por ajo është edhe një tregues i ...
Në një postim në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së, Monika...
Britanikët kanë një shprehje mjaft interesante, se çdo gjë m...
Ditën e sotme, një aksident automobilistik ka ndodhur në aks...
Tani që i ftohti ka ardhur, shumë prej nesh mund të bien “pr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...