Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dy ditë para zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, presidenti i vendit, Ilir Meta, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.
Lu dhe Meta janë të pranishëm në promovimin e një libri, aktivitet i cili po mbahet në një prej lokaleve të Tiranës.
Bëhet fjalë për promovimin e një libri të Valbona Zeneleit e Qendrës Marshall. Libri titullohet ?Në Opinionin Tim?.
Fjala e plotë e Presidentit:
Ne në vendin tonë kemi një shprehje ?dardha nën dardhë bie?.
Kështu që unë dua të shpreh kënaqësinë më të madhe që Valbona ecën në gjurmë shumë të qëndrueshme dhe të sigurta e natyrisht duke arritur nivelet më të larta të kohës. Mjafton të shohim edhe referencat e shumë personaliteteve ndërkombëtare për idetë e saj, për esetë e saj, për tezat e saj.
Unë kam nisur karrierën ndërkombëtare në vitin 1992, bashkë me babanë e Valbonës dhe kam mësuar shumë prej tij për shkak të eksperiencës së tij. Por pasi jam përqendruar te ky libër, një pjesë të artikujve të tij ne i kemi ndjekur edhe në shtypin e shkruar, mund të them që kam mësuar mjaft edhe prej Valbonës. Dhe mendoj se të gjithë ne mund të mësojmë më shumë prej Valbonës, për arsye se ajo, ndonëse duket e brishtë, ka një mprehtësi dhe një fuqi depërtuese te problemet dhe fenomenet.
Ashtu sikurse ka edhe një largpamësi dhe mungesë kompromisi me realitetin, kur ai është problematik dhe kërkon një zgjidhje. Ndaj edhe një herë e falënderoj shumë Valbonën për këtë ftesë dhe e përgëzoj shumë për këtë libër.
Për Ballkanin kanë shkruar e shkruajnë shumë. Autorë të panumërt konkurrojnë me teza dhe analiza të ndryshme dhe siç e dimë përtej metaforës Ballkani gëzon një pozicion ku kryqëzohen kultura e kontinente, si dhe gjeneron gjithmonë ngjarje të rëndësishme.
Një koleg i nderuar i Ambasadorit Lu, i cili nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri më ka thënë – kur e kam takuar dhe kemi biseduar për të gjitha çështjet përfshirë edhe reformën në drejtësi, se ?nuk kam qenë asnjëherë në Ballkan, por në të kaluarën pozita gjeografike ka qenë fatkeqësia juaj?.
Dhe është e vërtetë që ne e dimë këtë gjë, ashtu sikurse tani pozita jonë gjeografike është dhe mund të jetë fatmbarësia jonë, në rast se dimë ta menaxhojmë mirë këtë mundësi që kemi, por edhe ta lexojmë më mirë librin e Valbonës.
Ajo me eksperiencën e saj të akumuluar si doktore në shkencat ekonomike dhe profesore e Studimeve të Sigurisë Kombëtare, por edhe Drejtore e Programit të Detit të Zi dhe Euroazisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë George Marshall, në të gjitha esetë dhe artikujt e saj ka kontribuar për të sjellë ide të reja e lançuar teza shumë interesante.
E formuar në tre vende shumë të veçanta për ne shqiptarët – aq sa shpesh garojmë edhe kë duam më shumë – Shtetet e Bashkuara, Itali dhe Gjermani, Valbona përmes një fryme euroatlantike, ka sjellë në këtë përmbledhje këndvështrimin e saj për sfidat, me të cilat përballet sot rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e tij në NATO dhe BE.
Në mënyrë të veçantë do të vlerësoja kontributin për trajtimin e çështjeve të emigracionit, korrupsionit, forcimit të institucioneve dhe integrimin evropian, që janë dhe temat e ditës në Shqipëri dhe në rajon.
Dje kam pasur një bashkëbisedim me të rinjtë nga vende të ndryshme të Ballkanit të organizuar nga ?Deutsche Welle? dhe pavarësisht nga dallimet e të kaluarës dhe problemet e sotme, sfidat e të rinjve në të gjithë Ballkanin janë të njëjta. Dhe ajo që na trishton shumë padyshim është largimi i të rinjve nga Ballkani.
Në dekadën e dytë të demokracisë ne menduam se kishte ardhur koha për ta mbyllur emigracionin masiv dhe gëzoheshim që shumë të rinj, të mirë-edukuar e trajnuar jashtë, po ktheheshin për të kontribuar në vend apo për të ngritur sipërmarrje të suksesshme.
Por ja që ky problem ende është sjellë sërish në vëmendjen tonë, sidomos kur bëhet fjalë për të rinj të kualifikuar.
Si politikan nuk e kam të lehtë të pranoj se kjo gjë është dështim i klasës politike. Humbja e shpresës dhe e sigurisë së të rinjve brenda vendit është një shqetësim për ne dhe për të gjithë vendet e Ballkanit.
Ndaj dhe e gjej shumë interesante, provokuese dhe të guximshme tezën e Valbonës se, largimi i të rinjve të arsimuar nga vendi, konsiderohet nga politikanë cinikë ? shpresoj të mos jem i tillë – si një çelës për të ruajtur ?status quo?-në dhe reduktimin e rrezikut të opozitës politike, intelektuale dhe të shoqërisë civile në vend.
Ndërsa një konkluzion tjetër intrigues se në këtë mënyrë synohet eksportimi jashtë vendit i kërkesave për transparencë dhe llogaridhënie, është si një kambanë alarmi për të gjithë ne por edhe për të gjithë rajonin tonë.
Një vend pa të rinj është si një shtëpi pa fëmijë !
Të nderuar të pranishëm !
Lançimi i këtyre tezave, ideve dhe opinioneve merr një vlerë edhe më të madhe në sytë tanë si shqiptarë, kur ato bëhen në mediume prestigjioze dhe marrin vëmendjen e studiuesve ndërkombëtarë.
Suksesi i çdo shqiptari në arenën botërore na gëzon e na bën krenarë dhe ne jemi të bindur që Shqipëria ashtu sikurse ka njerëz të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës, të sportit, të shkencës, pa asnjë diskutim, që ka edhe në fushën e mendimit, të politikës ndërkombëtare, të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndaj dhe jam shumë i kënaqur që Valbona ka marrë vlerësime shumë të mirë nga media të ndryshme prestigjioze, sepse ato janë personale për të, por padyshim që ato janë edhe për vendin tonë.
Nuk do t?i hiqja as një presje të vetme vlerësimit të Drejtorit të Qendrës Marshall, Gjeneralit Keith Dayton, i cili ndër të tjera e vlerëson Dr. Zenelin jo vetëm si një ekonomiste brilante, por edhe si një vëzhguese të mprehtë të çështjeve ndërkombëtare.
Apo gazetarit të mirënjohur Tim Judah, i cili duke iu referuar eseve për korrupsionin, largimin e trurit nga Ballkani dhe sfidat e zgjerimit të BE-së shprehet se: askush tjetër nuk do të ishte në gjendje për ta bërë më mirë këtë se sa Zeneli.
Jam i bindur se ajo do të vazhdojë të na bëjë krenarë e të na surprizojë, provokojë, të na kritikojë me idetë dhe tezat e saj kurajoze e profesionale edhe në të ardhmen.
Nënë Tereza na mëson se: Ne mendojmë se ajo çka ne bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean, por pa këtë pikë uji oqeani do të ishte edhe më i vogël.
Në këtë drejtim unë do t?i uroj sot Valbonës se sa më shumë kontribut e suksese ajo të japë në mbushjen e oqeanit të madh të botës akademike, intelektuale shqiptare, padyshim që ky është një kontribut për të cilin ne do t?i jemi mirënjohës dhe do t?i ftoja të gjitha ata që merren me këto çështje, ta lexojnë në thellësi librin e Valbonës.
Kur kemi qenë të rinj në kohët e vjetra merrnim literaturë dhe pasi e lexonim e debatonim. Unë mendoj që ky libër dhe shumë nga temat të cilat ne i debatojmë thuajse çdo ditë dhe i shohim në media, e meritojnë një debat të tillë edhe pse mund të mos jemi dakord me të gjitha tezat, por ato na vënë në lëvizje për t?u përmirësuar. Faleminderit! /CityNews
Një miliarder kanadez së bashku me gruan e tij janë gjetur p...
Ndonëse investimet e huaja direkte janë në nivele rekord pre...
Nëse keni dëshiruar përherë të endeni brigjeve australiane q...
Pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Am...
Raportet nga Iraku thonë se dy varreza masive me rreth 90 tr...
Prej shume vitesh agjensite inteligjente të çdo shteti kanë ...
Noteria shqiptare do të ketë një ligj të ri së shpejti.Mësoh...
Krishtlindjet po vijnë dhe të gjithë janë të entuziazmuar ng...
Konservatorët e Austrisë kanë arritur marrrëveshje për koali...
Seanca plenare e kaluar është shoqëruar nga debate të ashpra...
Ok, çfarë mund të jetë më keq se sa kur dasmën ta shkatërron...
Një shqiptar është plagosur rëndë në Greqi pasi një makinë e...
Fytyrat e pesë grave, duke përfshirë Taylor Swift dhe Ashley...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzu...
Nisja e reshjeve po risjell sërisht probleme në qytete të nd...
Robbie Williams është një ndër këngëtarët më të suksesshëm n...
Rreth 80 vite më parë, në vitin e largët 1936, mjeshtrat e m...
Apartamenti i një godine 4-katëshe në qytetin e Durrësit ësh...
ILDKP ka paralajmëruar se do të jenë të shumtë prokurorët dh...
Nëse beson në yje, me siguri e di se muaji i lindjes luan nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...