web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miliarderi dhe gruaja e tij gjenden pa jetë në banesë

16 Dhjetor 2017, 16:34, Aktualitet CNA

Një miliarder kanadez së bashku me gruan e tij janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në Toronto.

Policia bën të ditur se trupat e pajetë të biznesmenit Barry Sherman dhe gruas së tij Honey u gjetën në bodrumin e banesës.

Gjithashtu mësohet nuk është gjetur asnjë shenjë e hyrjes me dhunë, ndërsa mediat vendase njoftuan se hetuesit nuk kanë asnjë person të dyshuar.

Barry Sherman ishte themeluesi dhe kryetari i gjigandit farmaceutik Apotex, që shet ilaçe në të gjithë botën.

Shumë zyrtarë të qeverisë së Kanadasë mbetën të shokuar nga kjo tragjedi dhe shprehën keqardhjen.

?Kam mbetur pa fjalë?, tha ministri kanadez i Shëndetësisë. Po kështu edhe Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e çiftit të ndjerë.

Autoritetet e kanë konsideruar të dyshimtë vdekjen e tyre dhe po vazhdojnë hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

Çifti së fundmi e kishte nxjerrë në shitje shtëpinë luksoze dhe trupat e tyre u gjetën nga një agjent i pasurive të paluajtshme që kishte shkuar të shikonte banesën.  Barry dhe Honey ishin prindër të katër fëmijëve. Sipas revistës Forbes, pasuria e Barry Sherman vlerësohet në 3.2 miliardë Dollarë. Ai themeloi kompaninë ?Apotex? në vitin 1974 dhe tani gjigandi farmaceutik renditet i shtati në botë për prodhimin e ilaçeve./ CityNews





Lajmet e fundit nga