Skandali me ekspozitat ndërkombëtare të Ramës/ PD kërkon transparencë për financimin e tyre
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka k...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka k...
Një vajzë 8 vjeçare me sindromën down ka rënë ?viktimë? e diskriminimit nga ana e nëndrejtoreshës së shkollës ?Gustav Majer? në kryeqytet. Mamaja e të miturës, Enkeleda Pillati, denoncon në ?Stop? sjelljen e padenjë ndaj të bijës, nga Klaudeta Bezhani. Një të tillë e ka bërë më parë te drejtoria e shkollës, Avokati i Popullit, komisioni i diskriminimit dhe 9 ministri. Enkeleda thotë, se pas ankesave të saj, nëndrejtoresha e përjashtoi të bijën edhe nga koncerti në shkollë. Në këto kushte, është detyruar të rinisë seancat me psikologe, pasi vajza e vogël nuk pranon të shkojë më në shkollë. Rozalba Merdani, specialiste në MAS, thotë se nëndrejtoresha është paralajmëruar për pushim nga puna.
?Unë jam Enkeleda Pillati, jam nëna e Belkisës, në një moshë 8-vjeçare që është nxënëse në shkollën ?Gustav Majer?, në klasën e dytë. Vajza ime është diskriminuar në ambientet e kësaj shkolle nga nëndrejtoresha e shkollës, zonja Klaudeta Bezhani duke mos e lejuar vajzën të futej në shkollë bashkë me vajzën e madhe. Ky diskriminim vjen sepse vajza ime Belkisa është me sindromën down.?
?Pa u informuar që ajo është në klasë të dytë, i ka thënë çojeni sepse ajo është në parashkollor. Nuk e ka lejuar vajzën të futet në shkollë. Pas këmbënguljeve të vajzës së madhe, që i ka thënë se do e çojë dhe do rrijë vetë me të motrën, e ka lejuar duke thënë që lëreni të futet se është ky fëmija me probleme, të meta. Është një ligj që e mbron fëmijën tim, një konventë, qoftë ky fëmijë me aftësi ndryshe apo me një ngjyrë. Unë e kam nisur fillimisht që nga drejtoresha e shkollës, kam bërë një ankesë përsëri të njësia 7, tek mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, i jap drejtuar 9 ministrive, avokatit të popullit, komisionit të diskriminimit dhe akoma nuk kam marrë asnjë përgjigje?.
?Nga një fëmijë që ishte shumë i qeshur dhe kërkonte të ikte në shkollë me vrap, tani thotë nuk iki. Kjo është gjëja që mua me shqetëson më tepër.?
Për gazetaren e ?Stop? 8-vjeçarja thotë: ?Nuk vajta (në shkollë) se më shan teta e keqe??.
Pasi nëna ngriti shqetësimin për diskriminim që iu bë vajzës së saj, nëndrejtoresha nuk e mori atë në një koncert të organizuar nga shkolla. Për këtë zonja Bezhani u përball me nëndrejtoreshën, bisedë e cila u filmua nga një kamera e fshehtë.
Qytetarja ? Meqë herën e parë u quajt periudha që ishte një diskriminim, po herën e dytë, që bëtë një koncert, vajzën time që se morët? Apo nuk pranoni që një fëmijë me aftësi ndryshe të lihet?
Nëndrejtoresha ? Vetëm një moment, të lutem! Koncert?
Qytetarja ? Koncertin që bëtë për 28 nëntor.
Nëndrejtoresha ? Ehë?
Qytetarja ? Vajza ime ishte përgatitur tmerrësisht për një koncert.
Nëndrejtoresha ? Së pari, me mënyrën se si ju krijuat konflikt, nuk kishte se si të merrej vajza juaj në koncert! Domethënë, vajzës suaj jam përpjekur me të gjitha mënyrat, që të kem sa me pak kontakt me ju, me vajzën tuaj, me gjithë atë kaos që krijuat, dhe që s?ka rëndësi! Gjërat u zgjidhën në mënyrën e duhur! Për të vetmen arsye që unë e kam ndaluar në korridor dhe i kam thënë: Pse jeni vonë në orar?
Qytetarja ? Ja po të bëj unë një pyetje: Kush është diskriminimi se nuk?
Nëndrejtoresha ? Po ju pyes unë?kam 3 një muaj që dëgjoj fjalën diskriminim!
Qytetarja ? Edhe unë kam 3 muaj që vajza ime po vuan me terapi, sepse e ka vuajtur brenda!
Nëndrejtoresha ? E dashur, ju i çuat gjërat atje ku donit t?i çonit, zgjidhini atje ku i keni nisur t?i çoni! Çfarë doni konkretisht, në këtë moment që jeni këtu?
Qytetarja ? Se ndërkohë që vajzës i thua : Po e pranoj, dhe nuk ka ndonjë gjë të thuash, një fëmijë është me probleme, me të meta!
Nëndrejtoresha ? Absolutisht! Këto fjalë i nxjerr nga goja juaj, kur thua nga letrat, nga të gjitha sajesat që bëtë! Këtë kohë që jeni duke më shkatërruar mua, dhe nuk ju eci, do ta kishit përdorur shumë mirë për familjen tuaj!
Qytetarja ? Për familjen time unë kam 8 vjet që kam hedhur poshtë çdo lloj gjëje, dhe nuk lejoj askush kaq, kaq po të them, çerek fjale t?i thuash! Çfarë do më tepër ti? Një fëmijë me probleme mendore?
Nëndrejtoresha ? Edhe sikur ka fëmija të meta mendore, ta kem thënë unë?
Qytetarja ? Atëherë, kur ty të ndodhën divergjenca me këtë fëmijë, pse nuk i the mësueses një fëmijë më duhet nga klasa juaj? Nuk doje!
Nëndrejtoresha ? Prindi afron fëmijën! Afrojnë ata fëmijën që prindi t?mi ofrojnë dhe kanë dëshirë ti marrin në aktivitet.
Qytetarja ? Koncerti është i përgjithshëm! Ke diskriminuar gjithë jetën tënde! Shiko si flet me tualetin përpara!
Nëndrejtoresha ? Jam unë e diskriminuar totalisht! Ok, totalisht!
Qytetarja ? E bënke shumë mirë make up-in! Më pëlqen!
Nëna e 8-vjeçares thotë se ka nisur seanca me psikologen, sepse ajo e vuan nga brenda. Vetë psikologia, e cila e ka ndjekur të miturën prej 3 vitesh tregon sesi ka ndryshuar sjellja e 8-vjeçares. Ajo shpjegon se është një fëmijë shumë aktiv dhe i qetë, sigurisht në ambientet që asaj i japin siguri.
?Por kohët e fundit kjo siguri është thyer dhe ajo ka filluar të ketë një ngërç në pjesën e bashkëveprimit me njerëzit dhe këtë e ka shfaqur në shmangien që po bën në aktivitetet e përditshme dhe mbylljen në vetvete?, tregon psikologia.
Gazetarja e STOP u interesua edhe pranë Drejtorisë Arsimore në Tiranë. Vetë drejtoresha e këtij institucioni tha se janë marrë masat përkatëse për nëndrejtoreshën e shkollës.
?DAR Tirana ka reaguar menjëherë dhe ia ka kaluar për kompetencë Komisionit të Disiplinës pranë kësaj shkolle. Ky Komision ka dhënë masën për paralajmërim për pushim nga puna personit përkatës?.
Zvicra ka nisur të eksperimentojë projektin për “të ardhurat...
Reshje shiu dhe bore pritet të rinisin ditën e nesërme edhe ...
Boksieri irlandez Conor McGregor ka qenë në qendër të vëmend...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, deputeti i ...
Deputeti i Partisë Demokratike, dhe njëherazi nënkryetari i ...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, gazetari Sh...
I ftuar në televizionin AbcNews, ish-kryeministri dhe lideri...
Durrsaku Klaudi Prenga ish nxënës i Shkollës 9-vjecare “Shaq...
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka qu...
Prokuroria për Krimet e Rënda i dorëzoi gjykatës disa përgj...
I ftuar në studion e lajmeve të “Syri.net”, ish-ministri i ...
Patrulla e karabinierisë ndaloi një Fiat Bravo me tre shqipt...
Ish-kryeministri Sali BErisha, e ka quajtur të vdekur marrëv...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, gjatë një interviste në tele...
Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jova...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i ftuar në studion ...
Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë nesër seancën dëgjimore ...
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se kry...
Në vijim të diskutimit për reformën në drejtësi, i ftuar në ...
Një kompani riciklimi me aksioner kryesor biznesmenin që n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...