web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori nga PS dhe PD?/ Deputeti: Ekziston ende si mundësi

12 Dhjetor 2017, 21:19, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News24, deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, në vijim të diskutimit të zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm, është shprehur se ende nuk është dhënë verdikti final dhe ende ekziston mundësia për të zgjedhur një prokuror të pranuar nga të dyja palët.

?Por ka ende kohë për të zgjedhur një personazh të pranuar nga të dyja palët. Si do ndikojë kryeprokurori? Kryeprokurori heq disa prokurorë ose i çon në qytete të tjera?, ka thënë Shehi.

Më tej ai është shprehur se PS do ta zgjedh Kryeprokurorin thjeshtë për të mbyllë disa dosje.

?Ky njeri do vendoset atje se duan të mbyllin ca dosje këta. Ata do vendosin njerëzit e vet. Këta edhe FSHF-në duan ta marrin. Ky kryeministër ka futur duart në çdo qelizë të shtetit. Kjo punë është vonuar me qëllim për ta zgjedhur kryeprokurorin Kuvendi?, ka deklaruar Dashamir Shehi, ndër të tjera. /CityNews





Lajmet e fundit nga