web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja Rama-Basha dhe disa fakte që nuk kërkojnë syze për Syrin e Çimit

5 Dhjetor 2017, 10:15, Aktualitet CNA

Në dy ditët e fundit ka një raportim nga media e njohur si opozitare se nuk ka dhe nuk ekziston një marrëveshje Rama-Basha dhe gjithçka në fakt është një diversion i kreut të qeverisë.

Syri i Çimit, për të cilin thuhet se është financuar fort nga Shkëlzen Berisha, sot është një nga mediat kryesore në vend, me një ushtri gazetarësh që ndoshta nuk ka nevojë për lekët e ?pronarit?, por përdoret dhe keqpërdoret aq sa shpesh bëhet qesharak.

Është ky ?sy kritik? që ka sulmuar ashpër marrëveshjen dhe Çimi vetë e pranon se Basha dhe Rama janë një, por për opinionin duhet thënë që ska marrëveshje.

Syri është vënë në shërbim të Lulzim Bashës, për t?ju thënë demokratëve që Luli nuk ka pazare me Edi Ramën, në fakt Çimi apo eprori i tij nuk ka asnjë dyshim që janë pjesë e lidhjeve dhe pazareve të fshehta dhe të dyshimta me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Për këtë ka më shumë se sa një fakt.

Nuk na intereson aspak sesi sillet apo çfarë qëndrimi mban, pse nuk sulmon Ramën apo pse i mban ison Veliajt, ajo që bie në sy është se rruga e Syrit është rruga e tretë, ajo që ka zgjedhur Edi Rama në politikë dhe e ka reklamuar fort Henri Çili.

Syri hesht për lali Erin, bën sikur me Edi Ramën, tani po përpëlitet të na thotë se Luli është ?djalë i mirë?, ka qënë viktimë e Edi Ramës dhe tani s?ka marrëveshje me të.

Në fakt Çimi dhe as Syri nuk mund ta mohojnë se tani, nuk ka një marrëveshje Rama-Basha dhe ata rrotull Syrit, apo më drejtpërdrejt ata që vendosen Lulzim Bashën në krye të PD-së, tani ka një marrëveshje thjeshtë dhe vetëm Rama-Basha tetë a tetë.

?Përkedheljet? e Syrit ndaj Lulit në fakt janë vetëm lutje që ai të jetë pjesë e marrëveshjes, që mos të dalë jashtë pazareve dhe tepsisë që Basha po ndan me Ramën. Nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse po sillen ashtu siç dinë vetëm ata.

Por le të sjellim disa detaje, që Çimi, Syri, ata që vunë Lulin në krye të PD-së e dinë mjaft mirë. Takimet e pazaret e Ëngjëll Agaçit me kunatin, jo të Çimit dhe jo të Shkëlzenit, kunatin më të famshëm në Shqipëri, njeriun hije dhe prapavijën e PD-së.

Askush nuk e mohon dot faktin se Lulzim Basha  thirri deputetin e dytë të listës së Durrësit duke i kërkuar dorëheqjen për ta çuar në krye të një institucioni publik siç është autoriteti i konkurencës. Kur nuk ka marrëveshje me Ramën si i zgjedh dhe i emëron Luli në krye të institucioneve publike ata që do ai?

Pse Basha në çështjen e drogës dhe skandalin e Habilajve e uli stekën deri te ish-zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, dhe gjithë bateritë i mbante te Saimir Tahiri, Edi Ramën thjeshtë e ?përkedhelte? duke e kthyer në qesharake dhe duke e përfunduar në një pseudobetejë.

Këto janë disa sqarime që shumë i dinë, por le të jenë pjesa e parë, sepse më tej mund të sjellim dhe detaje në lidhje me leje ndërtimi dhe pazare klienteliste dhe korruptive që lidhin dhe nxjerrin në dritë marrëveshjen që ekziston mes Ramës dhe Bashës, atje te tepsia ku duan të ngjyejnë edhe ata që kanë vënë Lulin apo shokët e tyre punëtorë./ CityNews





Lajmet e fundit nga