web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Projekti “Krijimi i Urave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Shoqërisë Civile” përmbyll me sukses fazën e tij të parë

3 Dhjetor 2017, 15:03, Aktualitet CNA

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë, për projektin ?Krijimi i Urave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Shoqërisë Civile?, përgjatë dy ditëve u organizua në mjediset e Kuvendit parlamenti pilot nga të rinjtë e gjimnazeve të Korçës, Devollit dhe Maliqit në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo veprimtari shënon përmbylljen me sukses të fazës së parë të projektit ?Krijimi i Urave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Shoqërisë Civile?, i cili ka filluar në vitin 2013 dhe është financuar nga qeveria gjermane dhe austriake. Në katër vite të zbatimit të tij, nga stafi i Kuvendit me mbështetjen e OSBE-së, janë trajnuar mbi 700 të rinj dhe 300 përfaqësues të shoqërisë civile në të gjithë Shqipërinë. Në kuadër të këtij projekti, administrata e Kuvendit ka ofruar trajnime mbi veprimtarinë parlamentare, funksionet e Kuvendit si qendra e demokracisë, shërbimet ndaj publikut dhe transparencën parlamentare, etj.

Përmes këtij projekti të përbashkët mes Kuvendit dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë, janë mbështetur edhe dy Zyrat model të Komunikimit me Zgjedhësit në qarkun e Korçës dhe Shkodrës.

Simulimi parlamentit pilot me të rinjtë e qarkut Korçë, u përgatit në muajt tetor-nëntor, me përfshirjen e deputetëve të qarkut të Korçës, stafit të Kuvendit dhe OSBE-së dhe u finalizua sot me veprimtari të simuluar parlamentare në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, si dhe në seancë plenare.

Në këtë aktivitet morën pjesë Zëvendëskryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Ulsi Manja, Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduard Shalsi, deputetë të qarkut të Korçës, deputetë të Grupit ?Miqtë e Fëmijëve? etj, të cilët iu përgjigjën interesimi të të rinjve mbi procedurat e funksionimit të parlamentit, të drejtat që kanë qytetarët për të marrë pjesë në procesin ligjvënës etj.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë për të rinjtë dhe ?Certifikatat e Pjesëmarrjes?.

Kuvendi i Shqipërisë nxit dhe është i prirur në vijimin e projekteve të tilla me përfshirjen e OSHC-ve dhe të rinjve. Këto projekte kanë për qëllim të konsolidojnë dhe forcojnë demokracinë në Shqipëri, duke rritur pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin legjislativ dhe rritjen e transparencës parlamentare.





Lajmet e fundit nga