web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama kryqëzohet nga qytetarët për përmbytjet/ Një i sëmurë në krye të shtetit, institucionet flejnë gjumë

1 Dhjetor 2017, 08:41, Aktualitet CNA

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama ka përshendetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me disa foto, të cilat sipas tij tregojnë aksionin e të gjithë strukturave të shtetit për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet

?MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të aksionit të të gjithë strukturave të shtetit për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet dhe gjendur pranë njerëzve të prekur, ju uroj një ditë të mbarë?- shkruan kryeministri.

Por pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza të shumta ndaj kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për situatën e krijuar. Gjithashtu qytetarët shprehen se kryeministri po mundohet të fshehë situatën e rëndë të vendit.

Një qytetar shkruan ?shqiperia e permbytur,shqiperia pa drita,urat po shemben cilsija 0 aeoroporti nuk funksionon edhe pse me i shtrejti ne europ,insitucionet flen gjume,varferia extreme dhe thua pse largohen shqiptaret ja pra kto jan arsyet e sa e sa shume gjera te tjera?

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan ?per te ardhur keq qe nuk tregoni realitetin mor palo politikener. Nje udheheqes shteti qe censuron situaten e rende te vendit nuk eshte asgje tjeter vec se nje mashtrues dhe nje i semure ne krye te shtetit. Me vjen keq per te gjith ata qe jan prekur nga kjo situate….?

Gjithashtu një tjetër qytetar hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ai po tallet me popullin ?Jeni semundja e ketij vendi, arroganca juaj nuk paska limit ….jeni fatkeqesia e ketij vendi ….te pakten njeher te vetme ne jete tuaj tregohu i sinqerte dhe behu burre e thuaj qe keni bere krim me kte vend …..po si e merni more gjithe ket guxim te talleni me njerezit dhe ne ditet me te veshtira ?????- shkruan qytetari.

?Ncncncnc aeroporti “nene tereza” i bllokuar vetem ne qeverisjen tuaj ka ndodhur zoteri, autostrada tirane durres vetem ne rilindjen tuaj ka ndodhur zoteri ….fatkeqesi natyrore mund te ndodhin gjithkund dhe kurdohere por ne shqiperi vetem pak shi dhe permbytet gjithcka ….!!! KATASTROFE!!!?- shkruan një tjetër qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan  ?A ke ndonje foto nga autostrada? Si po e perballon ujin ai kanali qe ngushtove per te mbjelle palmat??

?po shqiperia esht nen uje mor i mjer.po ku do tja dish ty dhe mirela kumbaro qe e ka mendjen te sbarlli dhembet vetem?– akuzon një tjetër komentues.

Një tjetër qytetar shkruan ?Do ishte shum her me bukur po te publikoje peisazhin e rruges tiran-durres dhe me ata pamje e harronin erresiren e mbresme shqipetaret.. TURP te kesh qe tellesh me at popull te vuajtur.?/ CityNews





Lajmet e fundit nga