web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama uron 29 Nëntorin/ Qytetarët: Kur do çlirohemi nga krimi dhe korrupsioni?

29 Nëntor 2017, 09:08, Aktualitet CNA

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, sot kryeministri Rama ka zgjedhur të përshendesë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke uruar për Ditën e Çlirimit.

?MIRËMËNGJES dhe GËZUAR 73-VJETORIN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË me këtë ftesë për t’iu bashkuar festimeve plot ngjyra e risi që do të organizohen sot në kryeqytet?- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Por pas postimit të kryeministrit, qytetarët e kanë akuzuar për situatën kriminale në vend dhe gjendjen ekonomike.

?Gezuar mund ti thush atyre qe jetojn ne shqiperi Z.kryeminister, jo ne qe kemi marr rrugat per cop buke...?- shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar pyet kryeministrin kur do çlirohet Shqipëria nga krimi dhe hajdutët?

?Gezuar festen te gjithe shqiptarve Z Rama kur do ta clironi shqiperin nga krimi hajdutet dhe korupsjoni Beje ne doren tende eshte Qe te ngelesh ne histori?- shkruan qytetari.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Shqiperia eshte akoma e pushtuar nga politikanet?./ CityNews





Lajmet e fundit nga