web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

105 vjet Tiranë e pavaruar/ Veliaj ngre flamurin në sheshin “Skënderbej”

26 Nëntor 2017, 10:41, Aktualitet CNA

Ditën e sotme në sheshin ?Skënderbej?, kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj, ka ngritur flamurin e shqiptar në përkujtim të 105 vjetorit të Tiranës së pavaruar.

Veliaj i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, prefektja, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, përfaqësues të komuniteteve fetare, veteranë lufte dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në monumentin që simbolizon këtë moment historik për qytetin.

Erion Veliaj ka uruar gjithë qytetarët e Tiranës për festën e pavarësisë së qytetit, duke theksuar se ky akt i atdhetarëve tiranas 105 vite më parë tregoi se Tirana ka qenë gjithmonë një qytet pararojë. ?Në këtë ditë të bukur gëzuar festën e pavarësisë së Tiranës. Tirana gjithmonë ka qenë avangard. Me sa duket kjo qenka shkruar në histori. Tirana ka shpallur pavarësinë dy ditë përpara pavarësisë së Shqipërisë edhe për faktin që ishin zonat ende të pa pushtuara dhe të parrethuara nga armiqtë, zona e Elbasanit, zona e Tiranës, ndërkohë që armiqtë po i afroheshin Krujës e pastaj Durrësit e më pas Vlora?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. /CityNews





Lajmet e fundit nga