LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letërkëmbimet/ Basha loboi në SHBA duke shitur Soros e duke përdorur deklaratat e Lu

24 Nëntor 2017, 10:01, Aktualitet CNA

Lulzim Basha në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit të këtij nuk ka shitur aleatë vetëm në radhët e Partisë Demokratike. Njëherësh nuk ka bërë vetëm premtime brenda 28 mijë kilometra katrorë të Republikës së Shipërisë, por i ka kaluar ato në nivel global.

Në vazhdën e përpjekjeve për të fituar zgjedhjet, Basha ka lënë ?gjurmë? teksa thellohet ditë pas dite skandali i Partisë Demokratike me lobimet që ka bërë në SHBA para zgjedhjeve. Rrjeti i gazetarëve investigativë të Ballkanit zbuloi se PD ka fshehur paratë që ka dhënë për kompanitë lobuese, ndërsa janë zbuluar dhe letërkëmbimet mes Bashës dhe kompanisë ?Barnes & Thornburg?, ku tregohet ajo se çfarë Basha ka kërkuar prej saj.

Bëhet fjalë sipas ?sot? për dy shkresa, të datave 24 dhe 28 prill 2017, ku Basha ka kërkuar takime me përfaqësues të administratës së Trump.

Në shkresën e parë ai kërkon takim 30 minutësh mes datave 30 prill dhe 5 maj, ndërsa në shkresën e dytë në datat: 27 prill, 28 prill, 2 ose 3 maj. Por ajo që e komplikon situatën është teksti, mbi bazë të së cilit duhet të lobojë kompania amerikane. Ajo që bie në sy është se Basha ka përdorur deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu për të krijuar miqësi me njerëzit e Trump.

?Sipas PD dhe opozitës, qeveria aktuale po mbron rreth 12 deputetë e kryebashkiakë që duhet të largohen nga postet. Më 27 shkurt një i tillë, Armando Prenga dha dorëheqjen pas presionit politik. Pas dorëheqjes së tij ambasada amerikane tha se ?mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti, pasi ata me të dhëna kriminale nuk kanë vend në parlament, gjykata, qeveri apo bashki, të një vendi anëtar të NATO, e që aspiron për t?u anëtarësuar në BE?.

Ambasada amerikane inkurajonte popullin dhe institucionet të ishin vigjilentë ndaj kriminelëve që kandidojnë në zgjedhjet e 18 qershorit, pasi shqiptarët meritojnë të kenë një sistem të pastër politik e gjyqësor, pa influencën e krimit e korrupsionit. Ambasadori i SHBA, Donald Lu paralajmëroi se politikanët e korruptuar, gjykatësit e prokurorët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet dhe çdo gjë tjetër në Shqipëri?, thuhet në shkresë.

Nga ana tjetër, duke qenë se Trump ka pasur përplasjeje me filantropin George Soros, Basha ka lëshuar sulme ndaj këtij të fundit dhe ka kërkuar nga kompani që të vënë në dijeni republikanët për sulmet e Ramës ndaj Trump, ndërkohë dihet tashmë se Basha ka pasur takim kokë më kokë me Gorge Soros.

Ajo që bie në sy është se një nga premtimet e Bashës nëse fitonte është se do i vendoste një rruge në Tiranë emrin ?Donald Trump?. ?Partia Demokratike kërkon zgjedhje të lira e të drejta, tregje të hapura, zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe e konsiderojnë SHBA si mikun e aleatin më të ngushtë të Shqipërisë.

Nëse PD fiton do të kërkojnë lidhje të forta me administratën Trump. Basha e ka lavdëruar fitoren e Trump si një ?akt dashurie për kampionët e lirisë?, ai ka marrë pjesë në inaugurimin e tij dhe ka nisur një iniciativë për t?i vënë emrin e Trump një rruge në kryeqytet. PD kërkon të mundë PS në pushtet të drejtuar nga Edi Rama. PD thotë se nën drejtimin e tij institucionet kanë degraduar nga zyrtarët e korruptuar dhe influencat e majta aleate të George Soros dhe fondacionet e tij Shoqëri e Hapur?, thuhet në letër.

Ndërkohë  që Basha ka kërkuar që fokus të ketë dhe te deklarata e Ramës kundër Donald Trump para zgjedhjeve në SHBA. Madje PD është kujdesur t?i citojë saktë se çfarë ka thënë kryeministri. ?PD dhe koalicioni opozitar mund të bojkotojnë zgjedhjet duke detyruar shtyrjen e tyre. Koalicioni i Ramës kërkon që zgjedhjet të mbahen me gjithë shqetësimet e ngritura.

Teksa ka evidentuar deklaratat e Ramës kundër Trump, Basha në shkresë evidenton dhe faktin se Shqipëria është e përfshirë në kultivimin dhe trafikun e drogës dhe se elementë që veprojnë brenda PS po minojnë progresin në Shqipëri dhe aleancën me NATO-n.

Dhe si për ta mbyllur në fund Basha ka paguar 150 mijë dollarë, duke hedhur në erë këto para, pasi dihet fati i zgjedhjeve dhe katastrofa elektorale e PD.(Tema)

 

Lajmet e fundit nga