web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lideri i BREXIT: "SOROS dhe Fondacionet e tij janë armiku më i madh i kombeve dhe shteteve!"

14 Nëntor 2017, 16:49, Aktualitet CNA

Kryetari i partisë angleze që solli BREXIT, Nigel Farage, ka sulmuar ashpër në BE miliarderin George Soros, i cili zotëron edhe disa fondacione dhe shoqata edhe në vendin tonë.

Nigel Farage sapo ka deklaruar gjatë fjlës së tij se: “Xhorxh soros ka shpenzuar miliarda të panumërta në “Fondacionin e Shoqërisë së Hapur për të penguar kufijtë kombëtarë dhe shtetin e vendit anembanë BE-së. Kjo mund të jetë niveli më i madh i COLLUSION politik ndërkombëtar në Histori.”

Avokati altin Goxhaj ka reaguar menjëherë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet:

“Tani o zagarë Sorosi na akuzoni përsëri për Teori Konspirative me aliene! E thotë vetë Nigel Farage (Kryetari i Partisë Angleze që solli BREXIT) se ky është Konspiracioni më i Madh kundër Kombeve dhe Shteteve në Histori!!!”

Në përmbyllje të reagimit të tij, Goxhaj ka publikuar edhe domethënien e termit “collusion” sipas fjalorit të “Merriam-webster”.

“Përcaktimi i “collusion” sipas Fjalorit “Merriam-webster”: “secret agreement or cooperation especially for an illegal or deceitful purpose acting in collusion with the enemy” (Përkthimi shqip marrëveshje sekrete ose bashkëpunim veçanërisht për një qëllim ILEGAL ose Veprim mashtrues në bashkëpunim me ARMIKUN”)”, – shkruan Goxhaj. /CityNews





Lajmet e fundit nga