web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin drogë nga Italia/ Karabinieria shkatërron bandën shqiptare

12 Nëntor 2017, 09:35, Aktualitet CNA

Policia italiane në Frosinone ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të katër personave pas një operacioni të përfunduar ku u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale një sasi prej 11 kg kokainë.

Sikurse kanë bërë të ditur burimet mediatike tre prej të arrestuarve ishin me origjinë shqiptare emrat e të cilëve nuk janë publikuar dhe një 60-vjeçar me origjinë greke që ishte drejtues i mjetit me të cilin transportohej droga.

Mediat vendase raportojnë se droga do të sillte të ardhura më shumë se 1 milion euro ndërsa gjatë operacionit krahas lëndës narkotike janë sekuestruar edhe 5 automjete dhe 13 telefona.

Policia është duke vazhduar hetimet për të zbuluar se nga ka ardhur droga dhe kë kishte destinacion.

Në vijim të kontrolleve të kryera nga ana e forcave policore rezultoi se pikërisht në atë zonë ishte rezident një shtetas shqiptar me precedentë kriminalë për veprën penale të shpërndarjes së drogës. /CityNews





Lajmet e fundit nga