web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitje me armë në Urën Vajgurore

8 Nëntor 2017, 00:04, Aktualitet CNA

Në  fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, disa persona të maskuar kanë hyrë në  banesën e shtetasit O.B.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar  në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi O.B, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.B , 55 vjeçe, kishin  dëmtime të lehta në pjesën e kokës jashtë rrezikut për jetën.

Nga deklarimet paraprake të bashkëshortëve rezulton  se disa persona të maskuar dyshohet të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre,.

Pasi kanë hyrë në banesë janë konfliktuar me çiftin, duke e goditur shtetasin O.B në kokë  me qytë të armës. Bashkëshortja e tij ka ndërhyrë ku dhe kjo ka pësuar dëmtime të lehta .

Shtetasit ende të pa identifikuar  kanë kontrolluar banesën ku  kanë marrë dy aparate celular janë larguar menjëherë.

Forca të shumta policie po krehin zonën.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.





Lajmet e fundit nga