web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Diskutohet pr.buxheti 2018/ PD bojkoton Komisionin e Ekonomisë

3 Nëntor 2017, 09:32, Aktualitet CNA

Ndërkohë që në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë po diskutohej për projektbuxhetin e vitit 2018, PD sërish ka bojkotuar mbledhjen.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka deklaruar se qëndrimi i opozitës është për të sensibilizuar opinionin publik që të reagojë për bashkëpunimin e qeverisë me krimin.

Gjithashtu Spaho ka deklaruar se PD nuk do të bashkohet me përpjekjet e mazhorancës, sipas tij për të paraqitur realitetin si normal.

Ndërkohë, mësohet se deputetët e LSI nuk i janë bashkuar atyre të PD, po vijojnë të qëndrojnë në mbledhje./ CityNews





Lajmet e fundit nga