web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rasti Tahiraj më i rëndi në 27 vite/ Ja si e gjykon avokat Gjokutaj procedurën e hetimit

30 Tetor 2017, 20:47, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?5 pyetje nga Babaramo?, avokati Genc Gjokutaj ka shprehur vlerësmin e tij rreth strategjisë së ndjekur nga institucionet e shtetit lidhur me vërtetimin e përfshirjes së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun e drogës me grupin ?Habilaj?.

?Më lejoni të them që dosja ?Tahiri? ka ardhur në opinionin publik në tre plane, politik, mediatik dhe ligjorë. Siç është bërë me dije rasti i cili referon prokuroria është rasti më i rëndë në 27 vite referuar akuzave ku një ish ministër akuzohet për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe pjesëmarrës në grupin criminal?, ka thenë Gjokutaj, i cili në vijim të përmendjes së procedurave të ndjekura ka rreshtuar:

?Prokuroria ka paraqitur një kërkesë e cila nuk ka arritur të finalizohet. Prokuroria ka kërkuar arrestim kontroll banese dhe personal sa e drejtë është kjo kërkesë e prokurorisë? Komisioni i mandateve nuk është filtër procedural. Jemi në një rast tipik ku prokuroria është paraqitur mbi bazë të një çështje. Prokuroria është e lirë të vazhdojë të hetojë Tahirin ta dërgojë në gjyq, por kjo kërkon tjetër gjë. Komisioni e zvarriti ç?është e vërteta. Kërkesa e prokurorisë është paraqitur një ditë përpara, të nesërmen u çel gjykata aty avokati kërkojë përgatitjen e mbrojtjes, por kjo bëhet në gjyq. Se nëse provat shqyrtohen aty çfarë do të shqyrtojë gjykata. Këtu është shkelur ndarja pushteteve?./CityNews





Lajmet e fundit nga