web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëheqja e kreut të SHISH / Artan Hoxha: Janë përgjuar të gjithë, përveç Berishës

30 Tetor 2017, 21:53, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, teksa foli për shkarkimin e ish-kreut të SHISH-it Visho Ajazi, ka bërë një deklaratë të fortë.

Sipas Artan Hoxhës, janë përgjuar të gjithë politikanët dhe njerëzit e rëndësishëm të vendit, përfshirë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së Lulzim Basha etj., me përjasshtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gazetari u shpreh se për këtë ka folur edhe ish-kryeministri Berisha, i cili është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak se personat e përgjuar kanë komunikuar me persona me precedentë kriminale. Sipas Hoxhës Berisha është shprehur se nuk kanë qenë ata objekt përgjimesh, por personat me precedentë dhe ata janë përgjuar aksidentalisht.

Sipas tij, Meta është përgjuar rreth 823 herë, ndërsa Edi Rama 30 herë.

“Objekt i përgjimit ka qenë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Gjithashtu edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përgjuar në bisedat që ka bërë me ambasadorin italian dhe grek. Politikani i vetëm që nuk është bërë objekt i një përgjimi, është ish-kryeministri Sali Berisha?, – tha Hoxha. /CityNews





Lajmet e fundit nga