web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paratë jashtë bankave/ Shqipëria ndër nivelet më të larta në Europë

24 Tetor 2017, 10:02, Aktualitet CNA

Përdorimi i parave jashtë sistemit bankar ka shënuar një rekord të ri.

Ndërsa vendet e zhvilluara po shkojnë drejt ?zhdukjes? së parasë cash nga qarkullimi, në Shqipëri po ndodh krejt e kundërta.

Paraja qarkullon jashtë bankave dhe rritet nga dita në ditë duke kapur shifra të frikshme.

Sipas ekspertëve rritja e parave jashtë bankave tregon nivelin e ulët të zhvillmit të tregjeve financiare, normave të pafavorshme të interesave të depozitave në banka, informaliteti,  por edhe i ekonomisë kriminale, që duket se po vjen në rritje, shkruan Gazeta SOT.

Të dhënat e raportuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se paraja jashtë bankave në fund të muajit gusht ishte 255.5 miliardë lek ose rreth 1.9 miliarde euro që është e barabartë me 20.4 të totalit të parasë që qarkullon në vend.

Nëse krahasojmë të dhënat e viteve të fundit, vihet re se ky është niveli më i lartë  që nga gushti i vitit 2010.

Pssi zbriti në shkurt 2013 në 16.5 % të totalit të parasë gjithësë, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë nivelin i parasë jashtë bankave filloi të rritej sërish, duke arritur në 20.2% në qershor 2017.

Kjo kohë përkon me zgjedhjet e përgjithshme, ku tradicionalisht ka një rritje të parasë cash në qarkullim.

Rritja ka vijuar dhe në muajt në vijim për të arritur në 20.44% e totalit në fund të muajit gusht.





Lajmet e fundit nga