web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimi në Shëngjin/ Policia jep detajet

23 Tetor 2017, 20:07, Aktualitet CNA

 

Lidhur me ngjarjen e ndodhur një  ditë më parë në Shëngjin ku mbetën të plagosur 2 persona, jashtë rrezikut për jetën, Policia e Lezhës ka kryer disa veprime hetimore për zbardhjen e autorësisë.

Nga të dhënat e hetimit të vendit të ngjarjes rezulton se objekt sulmi të ketë qenë shtetasi F.D, ndërsa shtetasi S.B. u plagos aksidentalisht, i gjendur rastësisht.

Për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë kqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.

Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambjente.

Vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave. /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga