Arrestohet drejtuesi 23-vjeçar i fabrikës së kanabisit
Durim Salliu jetonte në një banesë në katin e sipërm për 3 ...
Personi nën hetim Sajmir Tahiri në apologjinë e tij para Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin ndër të tjera u ankua se amerikanët (të huajt në përgjithësi) kanë harxhuar shumë para për policinë shqiptare, por pjesa dërrmuese e këtyre fondeve kanë shkuar për trajnime e uorkshope pa bukë dhe shumë pak për ndihma konkrete për policinë në pajisje, automjete, uniforma, armatim etj. Personalisht edhe unë besoj, që një pjesë e ndihmave të huaja për Shqipërinë harxhohen për seminare, trajnime, ekspertë etj. që në jo pak raste na mësojnë edhe se rakia e rrushit bëhet nga rrushi! Fatkeqësisht Habilajt, kushërinjtë e personit nën hetim Sajmir Tahiri, në sajë të kontrollit kapilar, që ata kishin mbi Policinë e Shtetit për të realizuar synimet e tyre kriminale, kanë arritur që edhe ato ndihma konkrete amerikane t?i zhvlerësojnë.
Sistemi TIMS
Sistemi TIMS është një nga projektet e pakta amerikane në favor të Policisë së Shtetit, që nuk ka të sharë dhe realisht është një ndihmë shumë e madhe për policinë në betejën e saj me krimin. Habilajt ashtu si ia gjetën anën radarëve ?Lockheed Martin? të QNOD-së, si ia gjetën anën skanerave detektues të radioaktivitetit në Portin e Durrësit, ashtu arritën ta neutralizojnë edhe sistemin TIMS. Duke i hedhur një vështrim dokumenteve italiane na rezulton se Mojsi Habilaj në mbasditen e 12 janarit 2017 ka mbërritur në Brindizi i nisur nga Vlora në bordin e Tragetit ?Red Star I? i Kompanisë ?Red Star Ferries?.
Fatkeqësisht në Sistemin TIMS shqiptar nuk rezulton fare se Mojsi Habilaj ka udhëtuar me këtë traget në 12 janar 2017 nga Vlora për në Brindizi. Habilaj pra na paska kaluar nëpër PKKK-në e Vlorës pa lënë gjurmë, duke kryer të paktën veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit. Habilaj është ndihmuar nga policë të policisë kufitare Vlorë, për t?ia hedhur Sistemit TIMS.
Nga Sistemi TIMS mësojmë se në 12 janar 2017 në Portin e Vlorës përpunimin e pasagjerëve, që imbarkoheshin për në Brindizi në dy tragete të kompanive ?Red Star Ferries? dhe ?European Ferries?, e kanë kryer policët e identifikuar si: Binajs, Kamboe, Muratajer dhe Sejdin. Për më shumë informacion le të konsultohen faksimilet e nxjerra nga Sistemi TIMS për udhëtarët e Tragetit ?Red Star I? të Linjës Vlorë-Brindizi., të datës 12 janar 2017. Një nga këto të katërt policë e lejuan Mojsi Habilajn të imbarkohej në traget pa u regjistruar në Sistemin TIMS (minimumi kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës).
Misteri Brunilda Alikaj
GDF-ja italiane në përgjimet e saj përshkruan edhe pjesëmarrjen në aktivitetin kriminal të Bandës Habilaj edhe të një femre të quajtur Brunilda Alikaj. Italianët nguzi të nisur nga disa njohuri të saja për telefonat celularë e konsiderojnë si eksperte komunikacionesh. Faktikisht Brunilda Sabaudin Alikaj e datëlindjes 13 nëntor 1977 (Vlorë) është diplomuar në Degën Infermjeri në Universitetin ?Ismali Qemali? Vlorë në vitin 2000, ndërsa në 22 mars 2002 asaj i është njohur e drejta të ushtrojë profesionin e infermjeres edhe në Itali.
Për më shumë informacion për infermjeren Brunilda mund të konsultohet linku:
http://www.gazzettaufficiale.it/atto/serie_generale/caricaArticoloDefault/originario?atto.dataPubblicazioneGazzetta=2002-04-19&atto.codiceRedazionale=02A03965&elenco30giorni=false&atto.tipoProvvedimento=DECRETO
Në këtë link ka edhe info të tjera të dobishme për të ?skanuar? aktivitetin e Brunildës në Itali, por kjo gjithsesi mbetet detyrë e GDF-së italiane jo e gazetarisë shqiptare.
Mund të themi me plot gojën se kushërinjtë Habilaj të personit nën hetim Sajmir Tahiri e kanë shndërruar dhuratën amerikane, sistemin ultramodern TIMS në një rrotë letre higjenike, mjaft të përshtatshme për të fshirë veprimtarinë kriminale të tyre. Duhet të ndihemi krenarë për kriminelët tanë, që fjalën e fundit të shkencës e shndërrojnë në ?kartabythja?, nëse do të përdorim neologjizmën e krijuar nga shkrimtari i shquar Jakov Xoxa.
P.S. Historia e Fatima Al Zahra-s dhe e udhëtimit të saj me Tragetin ?Red Star I ? të Linjës Vlorë-Brindizi është temë për një shkrim tjetër.
GJERGJ THANASI
Durim Salliu jetonte në një banesë në katin e sipërm për 3 ...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama vendosi përjashtimin e ish...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri i Drejtësisë ...
MARK MARKUKa shumë shkaqe për mu ngesën e shtetit ligjor në ...
Pak më parë “CityNews.al”, raportoi se një i shoqëruar është...
Një person i shoqëruar në kryeqytet është arratisur nga ambi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë marrë seriozisht kër...
I ftuar në edicionin e lajmeve në “News 24”, Andi Bushati, k...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadh...
Një tjetër lëvizje ka ndodhur në Top Channel. Moderatorja e ...
Jonida Shehu, moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, pas la...
ISIS ka ndërmarrë së fundmi një sulm në një qytet qendror të...
Gazetari i njohur Agim Xhafka, ka ironizuar me qëndrimet e k...
Ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, ka dhënë nj...
Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve priti në takim ...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall k...
Situata politike shqiptare po kalon ditët më të nxehta të sa...
Pas mbajtjes për vite të tëra të vlerave të mëdha të parave...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim, K...
Zirkon Disha aktivist i shoqërisë civile ka reagur nëpërmjet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...