Foto-Lajm / Meta krah për krah me Gramoz Ruçin
15 vjetori i televizionit News 24, ka bërë bashkë politikanë...
Tjetër masakër mjedosor me rrezik për jetën e banorëve është denoncuar në emisionin ?BOOM? në RTV Ora News.
Kamera e BOOM udhëtoi në Librazhd, aty ku banorët e lagjes ?Detashmen? janë në rrezik për jetën pasi në hyrje të kësaj lagjeje ndodhet fabrika e riciklimit, e cila ka bllokuar rrugën me mbetje nga më të ndryshme, kryesisht pjesë elektronike.
Lagjja ndodhet vetëm 2 km larg nga qendra e qytetit të Librazhdit, por banorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë. Ata thonë se kanë vetëm dy mundësi për të shkuar në shtëpi, ose të kalojnë përmes fabrikës së riciklimit, ose mbi shinat e trenit.
Për shkak të problematikave të shumta kjo lagje mund të quhet ?toksike? pasi toka, ajri dhe uji kanë një nivel të lartë ndotje. Fabrika e riciklimit jo vetëm që ka bllokuar rrugën por nuk ka as kanalizim për ujrat që dalin nga përpunimi i mbetjeve.
Pa kanalizime janë edhe të gjitha banesat e lagjes ?Detashmen? duke e bërë zonën një burim infeksioni. Por me e tmershme është kur mëson se e gjithë kjo lagje është plot me mbetje spitalore. Mjafton të gërmosh pak tokën dhe mbetjet shfaqen në çdo cep.
Gazetarja e BOOM foli edhe me pronarin e firmës, i cili tha se do ta pastronte rrugën por për momentin firma e tij ndodhet në një krizë financiare.
Ndërsa institucionet, Inspektoriati i Shëndetit Publik dhe Bashkia nuk marrin asnjë përgjegjësi.
Denoncimi i banorëve në BOOM
Banori: Jemi të bllokuar nga plehrat nuk kemi ku të kalojmë. Lart kalon treni, poshtë janë mbetjet. Kemi 3 probleme rruga kryesore, kanali i ujrave të zeza dhe fabrika e riciklimit. Bashkia të marrë masa dhe të na japë një zgjidhje.
Banori: Kur kam shkuar në bashki më kanë nxjerrë jashtë sikur të jem qen rrugësh.
Banori: Në 2014 djalit i ranë flokët. Nuk lashë vend në Shqipëri, megjithatë përfundova në Greqi.
Gazetarja: Kush është arsyeja e rënies së flokëve?
Banori: Arsyeja janë lëndët reaktive dhe ndotja.
Gazetarja: Po vajza ka një shenjë në faqe?
Banori: Vajza ka gati një muaj me këtë shenjë, e ka dhe këtej nga këmbet.
Djali 10 vjecar thotë: Mua më shqetëson shumë era, ve dorën në hundë kur vij në shtëpi. Kur dal jashtë me merret fryma nga ajri i pisët.
Pronari i firmës ricikluese: Jam në krizë financiare
Gazetarja: Kemi ardhur për të ndjekur një shqetësim të këtyre banorëve, që kanë dy probleme, e para është me rrugën tuaj. Pretendimi është që është bllokuar rruga nga këto pajisje elektronike që ne pamë dhe e dyta ka një kërkesë për të vendosur tubacion për ujërat që përpunohen mbetjet, sepse janë vatër infeksioni?
Pronari i fabrikës riciklimit: Banorët mund të kenë të drejtë,unë jam në pozita të vështira ekonomike.
Më kanë ardhur dy tre here, por ngaqë unë s?jam mire ekonomikisht dhe kam qenë komplet i çorjentuar. Do t?ia bëj, unë nuk mund të dal dot kunder 20 ose 30 vetave.
Do t?ia heq do t?ia mbledh që të mos kem problem. Jam blloku totalisht nga ana e lekut. Jam në pozita të vështira, nuk është turp të tregosh. Ato kanë të drejtë do mundohem ta bëj, do mbledh fonde do ta bëj do t?ia heq. Është në ditë të zezë bisnesi.
Banoret kanë dorëzuar një kërkesë te Drejtoria e Shëndetit Publik Librazhd në mars të vitit 2017, por deri tani asgjë nuk është bërë.
Gazetarja: Kam ardhur këtu se po ndjek një shqetësim qytetar. Mbetjet spitalore përpara shtëpive dhe janë të mbuluara me dhe. Nuk e di nëse jeni në dijeni të kësaj problematike?
Inspektore e Shëndetit Publik: Po, po jemi në dijeni. Unë kam folor dhe me zotërinë edhe kemi shkuar e kemi parë rastin, e kemi verifikuar. I kemi çuar shkresë Inspektoritit Elbasan. Sepse ne kështu e kemi, çfarë konstatojmë vëmë në dijeni Inspektoriatin, këtë kemi të drejtë. Para 2015-tës kemi pasur të drejtë që mund të vinim gjoba, procesverbale, masa të tjera. Ai është një subjekt, duhet ti vënë gjobë atij subjekti.
Qytetari: Në Elbasan isha dy herë dhe më thanë s?ka ardhur kërkesa këtu.
Inspektore e Shëndetit Publik: Kjo është ankesa juaj, numri i telefonit të zotërisë. Në 16.3 e ka sjellë zotëria.
Gazetarja: Dmth ankesa është bërë që në mars të 2017 dhe ka 6 muaj që nuk gjen zgjidhje.
Inspektore e Shëndetit Publik: Ne i kemi çuar shkresën Inspektoritatit Shtetëror Shëndetësor, ja ku është këtu. Në mars ku ka ardhur dhe është ankuar në datën 16. Ne kemi shkuar, kemi verifikuar rastin, kemi bërë shkresë për Inspektoriatin, është drejtuar nga Shëndeti Publik Librazhd në datën 4 prill ia kemi cuar ne. Aty është një fabrikë e riciklimit të plastmasit dhe ai ujrat e zeza, të gjitha mbetjet e fabrikës ai nuk i kishte sistemuar deri në fund. I kishte lënë te fusha. Ky ishte shqetësim dhe është e vërtetë, ama edhe banesat të këtyre familjeve nuk ishin të sistemuara.
Gazetarja: Për sa kohë Elbasani nuk përgjigjet, si i bëhet?
Inspektore e Shëndetit Publik: Edhe ne nuk kemi çfarë ti bëjmë.
BOOM shkoi në bashki, por as kryetari dhe as nënkryetari nuk ishin në zyrë edhe pse ora ishte 13:00 e mesditës
Informacioni: Çfarë problemi kishit?
Qytetari: Çfarë problemi kam unë? I kam fëmijët të gjithë të sëmurë, nga mbetjet spitalore që kam te shtëpia te dera e shtëpis. E di kryetari vetë, i kam qenë nja 20 herë në zyrë bashkë me këto komshijtë e mi.
Informacioni: Nuk është asnjëri këtu, prandaj nuk di kush? .
Gazetarja: Nuk mund të na presi njeri, gjithë kjo Bashki askush nuk mund të na përgjigjet? Brenda orarit zyrtar që një Institucion mos të ketë asnjë person përgjegjës nuk më duket normale. Asnjë titullar as Kryetari as Nënkryetari?
Informacioni: Ishin sot.
Gazetarja: Po është ora 1 dhe nuk i gjejmë këtu?
Informacioni: Kanë ikur në një vaki.
15 vjetori i televizionit News 24, ka bërë bashkë politikanë...
Mbëmjen e sotme televizioni “News 24” feston 15 vjetorin e k...
Prej gati dy javësh monedha e përbashkët po shënon rënie në ...
Kryeministri japonez Shinzo Abe ka premtuar masa të forta ma...
Personi nën hetim Sajmir Tahiri në apologjinë e tij para Kës...
Durim Salliu jetonte në një banesë në katin e sipërm për 3 ...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama vendosi përjashtimin e ish...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri i Drejtësisë ...
MARK MARKUKa shumë shkaqe për mu ngesën e shtetit ligjor në ...
Pak më parë “CityNews.al”, raportoi se një i shoqëruar është...
Një person i shoqëruar në kryeqytet është arratisur nga ambi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë marrë seriozisht kër...
I ftuar në edicionin e lajmeve në “News 24”, Andi Bushati, k...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadh...
Një tjetër lëvizje ka ndodhur në Top Channel. Moderatorja e ...
Jonida Shehu, moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, pas la...
ISIS ka ndërmarrë së fundmi një sulm në një qytet qendror të...
Gazetari i njohur Agim Xhafka, ka ironizuar me qëndrimet e k...
Ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, ka dhënë nj...
Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve priti në takim ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...