Mbledhje surprizë me deputetët?/ Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik
E enjtja e 23 korrikut është parashikuar si dita kur do të...
E enjtja e 23 korrikut është parashikuar si dita kur do të...
Ditët e fundit, Parlamenti (ose më saktë grupi deputetëve të PD) është futur në një rrugë qorre e cila po ngulmon të tërheqë mediatikisht vëmëndjen e shqiptarëve si tek ?rritja e krimit, rritja e bandave, tek lidhja e Ramës me bandat? dhe plot e plot teori të tilla konspirative, duke përdorur edhe fotot e nxjerra nga syndykët e vjetër. Së fundi, debatet kanë degjeneruar deri në zaptimin e foltores së Parlamentit, apo tek ping-pongu fjalëve dhe fjalive fyese si për Berishën, për Ruçin, Ramën, dhe gjithë ministrat. Një taktikë e kopjuar dhe e përdorur keq. Në thelb Luli po kërkon të ndajë veçmas, çdo të enjte në sallën e Parlamentit ?krimet e Ramës dhe bandat e Ramës?, duke dashur të implikojë rolin e tyre në ?fitoren e thellë të 25 qershorit?, sipas tij. Shqiptarët janë sot 27 vjet më të pjekur politikisht, dhe nuk është viti 1992, kur ata mund ti gënjeje me fjalime dhe argumenta të sajuara nga bodrumet e ndonjë ambasade, dhe e kuptojnë se teorikisht dhe praktikisht bandat dhe krimi nuk lindën në 2013 as në Shijak, as në Durrës, as në Elbasan dhe kudo. Jo, ato lindën u formuan dhe lulëzuan qysh para 2 dekadash, duke mbetur një njollë dhe trashëgimi e ndyrë në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Bandat dhe krimet e tyre, lindën qysh nga mbështetja politike e zgjedhjeve të 26 majit dhe tetorit 1996, kur dhuna shtetërore kryqëzohej dhe harmonizohej me dhunën e bandave dhe elementëve të caktuar, të cilët kishin mbështetje politike në sheshin ?Skenderbej?. Kjo ishte zanafilla e tyre, duke kujtuar se asokohe e pamëshirshme kjo dhunë nuk kurseu as kryeministrin Rama, apo të tjerë eksponentë që ishin kundër rezultatit të manipuluar. Luli ka ardhur vonë në PD, dhe ndoshta kujton se ?bandat dhe krimet elektorale kanë nisur pas 2013?, kur ai ra nga pushteti, dhe se fotot e rastësishme të ndonjë ministri, mund ta nxjerrin atë nga sikletet dhe situata në të cilën ndodhet sot ai brënda PD. Të ngresh zërin dhe të drejtosh gishtin ndaj kujdo duke e akuzuar se ?je i lidhur me bandat dhe krimin?, nuk do të thotë se e kaluara tënde është fshirë. Ti kujtosh Ramës ?bandat dhe lidhjet me krimin?, nuk do të thotë se i ke dhënë ?delete? bëmave dhe historive të tua, duke nisur nga koha kur ke qenë ministër i Transporteve, i Brëndshëm, kryetar Bashkie, dhe sot kryetar PD pa shumicën e votave të anëtarësisë. Thjesht dua të pyes, a është ?krim? fakti që PS propozon dhe zgjedh Gramoz Ruçin për kryetar Parlamenti, dhe për shkakun tënd Rama ka rrëmbyer i timonin e Shqipërisë i vetëm me mbi 74 deputetë ? Si mund ti mbushësh mëndjen shqiptarëve se, duke kërkuar ?debatin për të shkuarën komuniste të Ramës?, apo duke u marrë ma bandat, ti dhe PD po zgjidh problemet e ditës së shqiptarëve ? Nuk mendoj dhe nuk besoj se Lulit i dhemb shpirti shumë për ata që kanë vuajtur nga krimet e diktaturës, por ai po mundohet të kapet mbas çdo fije bari, për të qetësuar kritikët brënda partisë. Politikanët sot gjykohen për vendimet dhe rezultatet e tyre, dhe jo nga akuzat dhe denoncimet që vijnë nga arkivat e syndykëve të vjetër. Deri sot Rama në vendimet dhe rezultatet e tij ka qenë gjithmonë ?OK? me partinë e tij dhe me shqiptarët, duke fituar dy palë zgjedhje, plus ato lokale, ndërsa ti ke akoma shumë probleme dhe llogari të hapura me vetë eksponentët e PD, me zgjedhjet brenda partisë, me humbjen e mbi 240 mijë votave dhe me pjesën më idealiste të saj. Të tentosh të merresh me foto celularësh e fushatash, duke kujtuar se ?gjithçka lidhet me mua nuk ekziston? është padyshim një lloj mëkati i vockël, por që rëndon shumë. Rëndon mbi ndërgjegjen tënde, edhe kur ti ndërsen deputetët e tu mbi kontribuesit e PD, madje edhe mbi artikullshkruesit kritikë, edhe kur tenton ti mbyllësh gojën drejtuesve të FRPD, apo edhe kur deklaron se ?nuk lejon dhe nuk njeh fraksionet në PD?. Loja me fotot tek Fevziu, nuk e dha rezultatin e duhur, dhe për këtë të jetë i sigurtë Luli dhe ata që besuan se ?tani do të bëhet nami, do bjerë qeveria?. Kjo pasi personazhi i fotos, dhe personazhet e fotove të Lulit, kanë qenë qysh më parë miq të PD dhe drejtuesve të tyre në Shijak dhe Durrës, apo edhe të tjerë para tyre, të njohur si ?aktivistë? të fushatave dhe ?kontribuesit? e fitoreve të PD në disa fushata. Loja me ?bandat dhe lidhja me bandat?, loja me fotot e dala nga arkivat e dyshimta, më tepër i ngjan radiolojës që ish-Sigurimi Shtetit, bënte me gjoja agjensitë inteligjente të huaja, por që në fakt rezultoi se ishte vetëm një demagogji boshe. / CityNews
Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar pas...
Prej disa javësh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Kafeja është pikënisja e ditës për secilin prej nesh. Të gji...
Intervistë me Elona Mema, CEO Spar AlbaniaSi është të drejto...
Edi Rama mori çka endërronte brenda vetes në këto vite, qëku...
I kërkova mikut tim floqar, Ahmet Likës ndonjë dokument që l...
Policia e Tiranës ka evidentuar dhe sekuestruar në katin e s...
Ish-drejtori i arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot ...
Ditën e diel në emisionin “Kojshia Show” ishin të ftuar dy p...
Një tjetër rast i trafikut të lendëve narkotike është goditu...
Një sasi prej 31 kg e 882 gram lëndë narkotike, e llojit mar...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në...
Ndërsa ishte i pranishëm në një takim të organizuar për Dias...
Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët në rrugën naci...
Pas prezantimit të projektit të Diasporës e Migracionit nga ...
Dje CityNews raportoi se kryetari i Partisë Demokratike, Lul...
Një nga deputetët simbol të Partisë Demokratike, doktor Hali...
Në një njoftim të sapo nxjerrë nga Ambasada e SHBA-ve në Tir...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali i cili ka rezultuar...
Pas denoncimit të kreu të PD-së Lulzim Basha për fshehjen e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...