web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e biznesmenit italian / Gjykata jep dënimin për bandën shqiptare

15 Tetor 2017, 07:14, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë Italiane lë në burg tre shqiptarët të dënuar për vrasjen e një tregëtari mishi, Pietro Raccagni. Pas shqyrtimit të provave materiale është dhënë vendimi për arrest me burg mbi akuzën ?Vrasje e Paramenduar?, 16 vite e gjysmë për Ergren Cullahj,  15 vjet e gjashtë muaj për Vitor Lleshi e Pert Lleshi.

Shqiptarët të cilët pretendonin lirinë, kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tregtarit në korrik të 2014. Në tëntativë për të mos i lejuar të ndërhynin, tregtari është qëlluar me shishe në kokë nga Vitor Lleshi.

Pasi është dërguar në spitalin Civil,  biznesmeni Pietro Raccangi  ka gjetur vdekjen 11 ditë më vonë, pasi nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra. /CityNews





Lajmet e fundit nga