web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjiknuri: Masa për rritjen e sigurisë rrugore

10 Tetor 2017, 10:41, Aktualitet CNA

Në kuadër të aksionit për pastrimin e akseve rrugore, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit kryesorë të operatorëve të tregtimit të karburanteve.

 Ministri Gjiknuri u bëri të ditur operatorëve masat që po ndërmerr qeveria në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore në vend.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se një problem që duhet zgjidhur sa më shpejt është heqja e tabelave shumë të mëdha ku reklamohen markat dhe listohen çmimet e karburanteve. Ai shtoi se këto tabela konfuzojnë shoferët e makinave dhe bëhen burim aksidentesh.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u dakordësua me operatorët për krijimin e një grupi të përbashkët pune që do të përcaktojë një standard të ri të reklamimit të karburanteve dhe ndriçimit gjatë natës, në përputhje me Kodin Rrugor./CityNews





Lajmet e fundit nga