web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Galdini: Prioritet përkufizimi i rolit dhe misionit të Opozitës

26 Shtator 2017, 11:53, Aktualitet CNA

Në deklaratën e tij të parë për shtyp, kryetari i ri i sapozgjedhur i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, pedagogu Arian Galdini shprehet se Lulzim Basha dhe PD duhet menjëherë të ndryshojnë mënyrën dhe praktikat e veprimit opozitar.

?I qëndruam Lulzim Bashës dhe PD, luajalë si aleatë e bashkëpunëtorë në ditët më të vështira të opozitarizmit në 4 vitet e shkuara. Jemi opozitarë të vendosur me Qeverinë Rama. Por PD dhe Lulzim Basha duhet të ulen me ne shtruar për të përcaktuar së bashku rolin dhe misionin tonë të përbashkët opozitar.?-theksoi Galdini.

Galdini deklaroi se ka dy alternativa që shikon LDE, ose një bashkim i madh në një sigël të vetme sikurse të gjithë konkuruam me siglën e PD në zgjedhjet e 25 qershorit, ose ndryshim rrënjësor i praktikës së mbledhjes dhe organizimit të Bllokut Opozitar.

?Këto 2 alternativa akomodojnë gjthëkënd nga aleatët për të marë vendimet më të volitshme. PD dhe Lulzim Basha duhet të jenë ata që na e shtrojnë këto 2 alternativa. Vendimet meren në komunikim të drejtpërdrejtë dhe sipas termave të denja.”- tha Galdini./ CityNews





Lajmet e fundit nga