web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me pijet në Shkodër/ Sekuestrohet pasuria e biznesmenit

26 Shtator 2017, 11:30, Aktualitet CNA

Në kuadër të Plan-Operacionit ?Vjeshtë 2017? është sekuestruar i gjithë aktiviteti tregtar i subjektit ?Briland? shpk me administrator Xhavit Kasemi, i cili merret me prodhimin e pijeve, pasi pak  ditë më parë kjo firmë u denoncua se prodhonte pije të ndryshme të falsifikuara.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 2300 m2 pasuri të paluajtshme dhe 4 automjete.

Policia gjithashtu ka sekuestruar:

-Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen ?Ajasëm?, Shkodër

-Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga ?Briland?shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura

-Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland?shpk 300 m2, në lagjen ?Liria?, Shkodër

? 4 automjete në përdorim të subjektit Briland?shpk si më poshtë:

Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL,

Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E,

Automjeti tip Ford me targë SH1642E,

Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN./ CityNews





Lajmet e fundit nga