web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Besnik Mustafaj/ Lulzim Basha nuk ngjall shpresë

26 Shtator 2017, 11:38, Aktualitet CNA

Lulzim Basha nuk është i lindur për të na drejtuar, nuk ka brumin për të na udhëhequr, pavarësisht mandatit ?plebishitar? që ja dhuroi tani së fundi Jemin Gjana.

Vlerësimi vjen nga ish ministri i Jashtëm dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, nëpërmjet një shkrimi opinion të publikuar sot në ?Panorama?, me titullin:?Në kërkim të shpresës së humbur?.

Në vijim të analizës Mustafaj shprehet skeptik kur citon: ?Dhe ne kritikët e tij zemërplasur po lodhemi kot duke i kërkuar atij të luaj një rol që është jashtë mundësive të tij mendore, ashtu si mbështetësit e tij po këndellen kot nëpër endrra me sy hapur duke përfytyruar Lulin kryeministër?, ndërkohë që dëshpërimisht konkludon:

?Nuk ka shpresë që Basha të na e ngjall shpresën.Fatkeqësisht për alternativën e djathtë, e cila është e vetmja alternativë e vërtetë zhvillimi për Shqipërinë, kjo nuk do të ndodhë për sa kohë në krye të saj do të jetë ?djali i mirë? Lulzim Basha, siç e quan atë me përkëdheli Edi Rama?./CityNews





Lajmet e fundit nga