Komunistët pa dekorata? Rikthehen plehrat?/ Taulant Balla sqaron të gjitha dilemat
Pas lajmeve për rikthimin në Parlament të ligjit të mbetjeve...
Vijon denoncimi i skandaleve në Durrës pas shkatërrimit të Velierës.
Së fundmi është denoncuar rrezikimi i 3 furrave të qeramikës nga një pallat në ndërtim dhe arkeologët e papërgjegjshëm.
Faqja ?Aktiv për Durrësin? e cila denoncon rast pas rasti me fakte dhe prova shkatërrimin e pasurisë arkeologjike të Durrësit ka publikuar së fundmi skandalin e radhës: 2
?ZBULIM ARKEOLOGJIK NË DURRËS, 3 FURRA QERAMIKE RREZIKOHEN NGA PALLATI DHE ARKEOLOGËT E PAPËRGJEGJSHËM!!!
Në qytetin e Durrësit është firmosur një leje ndërtimi nga kryebashkiaku Vangjush Dako, për një pallat me 5 kate shërbimi dhe 1 kat nëntokë.
Çuditërisht ky pallat i ka mbirë Muzeut Arkeologjik pothuajse në oborr. E si për simfoni edhe hapja e gropës së pallatit rezervoi surpriza për firmën ndërtuese ?REI sh.p.k?. Gërmimin e Shpëtimit po e kryen firma private e licensuar në arkeologji, ?A.K.e.R?, që drejtohet nga Gjergj Frashëri.
Deri më tani nga materialet dhe informacionet eksluzive që disponon ?Aktiv për Durrësin?, janë zbuluar 3 furra për prodhimin e qeramikës. Siç edhe duket në foto, pjesa me ngjyrë ?të kuqe? përreth furrës tregon pjekjen e qeramikës në temperatura të larta. Kjo zonë njihet nga zbulimet e ngjashme dhe nga materialet shkrimore si zona artizanale e qytetit, jashtë mureve rrethuese. Prania e furrave në Dyrrah gjendet që nga shek IV Para Erës Sonë, e deri në shek. III të Erës Sonë. Këtë pritet ta datojë firma private në arkeologji.
Megjithë zbulimet e rëndësishme, puna me eskavator vijon pa pushuar dhe nga fotot që ?Aktiv për Durrësin? disponon (shih më poshtë), përpara disa ditësh doli në dritë një strukturë në formë pusi, e cila është shkatërruar për hapjen e gropës së pallatit.
Po cila është kjo firmë private dhe nga kush drejtohet?
?A.K.e.R? është një subjekt privat i licensuar në arkeologji. Ajo drejtohet nga Prof. Gjergj Frashëri, një profesor i shkatërrimit të Dyrrahut.
Në materialin e botuar në vitin 2010 në media, lidhur me zbulimin e lagjes romake tek ish-Lulishtja ?1 Maji? në Durrës, shkruhej se në një relacion të kësaj firme private, thuhej se ?sipërfaqja në fjalë ka qenë pjesë e qytetit romak, lagje në unazën pranë mureve rrethuese të qytetit, por brenda tyre. Në periudhën e hershme bizantine ka një fluks mbindërtimesh ose planimetrish të reja mbi ato të vjetrat, nga shtresat zejtare të qytetit. Ndoshta prej mesit të shek. VI pas Krishtit, kualiteti i ndërtesave të qytetarëve në këtë hapësirë binte ndjeshëm, të cilat tashmë ndërtohen shumë më lart në kuotë ??.
Më tej, kjo shoqëri, e cila ka përfunduar misionin e saj të shpëtimit në datën 22 korrik 2010, propozon shkatërrimin njëherë e përgjithmonë të lagjes romake, ku propozonte, ?të kryhet ruajtja për qëllime muzeore e një fragmenti të rrugës me kalldrëm, prej rreth 6 metër katoror në anën perëndimore të rrugës?.
Në datën 27 korrik 2010, një grup pune i përbërë nga 8 specialistë dhe drejtues institucionesh, mes të cilëve ish-ministri Ferdinand Xhaferaj, ish drejtori i IMK-së Apollon Baçe dhe ai i ASHA-s, Roland Olli, firmosën ?Fillimin e lirimit të gropës për ndërtimin e objektit në zonën e ish-Lulishtes 1 Maji në Durrës? (lejet e ndërtimit janë firmosur nga kryebashkiaku Vangjush Dako). Ky vendim u firmos edhe nga drejtuesi i Shoqërisë Arkeologjike që kishte marrë përsipër kryerjen e gërmimeve të shpëtimit në këtë zonë, ?A.K.eR?, me drejtues Gjergj Frashërin.
Pra sipas propozimit të Prof. Gjergj Frashërit, të ruhej vetëm 6 metra katrorë nga e gjithë lagjia romake që ishte në disa dhjetra metra katrorë!!!
Arkeologu Gjergj Frashëri, në një botim mbi rezultatet e gërmimit në ?Lulishten 1 Maji? në Durrës, ku sot është ndërtuar një pallat voluminoz, botoi një libër prej 600 faqesh, ?Dyrrahu ilir?.
Por iliricitetin ky njeri e ka për të mbuluar dëmtimet e arkeologjisë ku është vetë pjesë, pasi kjo ka ndodhur edhe në pallate të tjera. Libri që kushton 50 euro ka përdorur një informacion që është pasuri kombëtare, ku pasi e betonizoi në bashkëpunim me palët e përfshira, fiton edhe para nga ajo që zbuloi.
?Aktiv për Durrësin? disponon foto të Frashërit, që me profesion është inxhinier ndërtimi, por hiqet si arkeolog, përgjatë gërmimeve arkeologjike tek sheshi ?Veliera?, ku ai pasdite, jo në praninë e arkeologëve fotografonte i paautorizuar zbulimet arkeologjike. E më pas bërtiste se po shkatërrohet arkeologjia, ndërkohë që vetë është Profesori i shkatërrimit të Dyrrahut.
?Aktiv për Durrësin? i bën thirrje ministrisë së Kulturës, Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, Prokurorisë së Durrësit, kryeministrit Edi Rama, të marrin në mbrojtje arkeologjinë, të mos vijojnë më me mbylljen e syve.
Dje Durrësi humbi lagjien romake që u mbulua me beton, ndërsa sot janë shkatërruar objekte tek ?Veliera? dhe në shumë kantiere ndërtimi pallatesh, ku po punohet natën dhe ?Aktiv për Durrësin? ka muaj që po i denoncon, ndërsa ndërkohë që ne shkruajmë rrezikojnë të shkatërrohen 3 furra tepër të rëndësishme dhe nuk dihet se çfarë do të zbulohet në vijim.
?Rajfi group? ndërtoi mbi lagjen romake tek ish-lulishtja ?1 Maji?, ndërsa sot po punon natën për të shkatërruar plotësisht ish-Parkun Sportiv, e nuk dihet se kush mund ta ruajë arkeologjinë në mes të natës. Gjergj Frashëri po punon sot në gropa të tjera pallatesh ku po shkatërrohet arkeologjia. Këta njerëz shëtisin të lirë dhe nuk ka vetting që i ndalon. Prandaj heqja e licensave dhe vendosja në bankën e të akuzuarve duhet të nis nga këta persona.
Nëse shteti nuk është i zoti të mbrojë territorin që qeveris, ?Aktiv për Durrësin? do të protestojë dhe madje do të nxjerr me shqelma nga kantieri nëse do jetë e nevojshme, këdo palo arkeolog dhe ndërtues që mbush xhepat me betonizimin e arkeologjisë!
?Saga e shkatërrimit të Dyrrahut vijon, por nuk ka më heshtje, vetëm reagim qytetar??
Boll më me beton!!!
Stop shkatërrimit të Dyrrahut!!!?,- shkruan faqja në fjalë.
Më poshtë janë dhe fotot nga vendi i punimeve. /Citynews
Pas lajmeve për rikthimin në Parlament të ligjit të mbetjeve...
Presidenti Donald Trump është shprehur me paralajmërime të h...
Një vajzë e re nga Elbasani është denoncuar e zhdukur nga në...
Një debat absurd i ditëve të fundit ka përfshirë Ramën dhe B...
Ambasada Amerikane ka bërë me dije një mënyrë zhvillimi prof...
Gjatë emisionit të mëngjesit “Aldo Morning Show” një emigran...
Një status i Sali Berishës në Facebook, për një reklamë të d...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka sulmuar edhe njëhe...
Një tjetër rast kërcënimi përmes rrjeteve sociale është shën...
Kreu i PD-së Lulzim Basha foli sot për Reformën Zgjedhore dh...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me të tijët për ...
Shqiptari i shpallur në kërkim 7 ditë më parë pasi përplas...
Gjatë muajit tetor pritet që të nisin punë organet e reja të...
Një skandal është përcjellë nga mediat në Kosovë ku një depu...
Pak ditë më parë ish-kryeministri Berisha lajmëroi publikun ...
Një mur antiplumb pritet të ndërtohet rreth Kullës Eiffel në...
Dy vëllezër nga Cërriku janë vënë në pranga pasi kanë rrahur...
Të gjitha partitë dhe sidomos ato që na përfaqësojnë në Parl...
Është bërë e udhës në politikë që deklaratat politike të dhë...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë para gazetarëve në orën 15...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...