web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive- Kastriot Myftaraj/ Me rrjedhjen e votave pro Ruçit nisi lufta Berisha-Basha

10 Shtator 2017, 17:28, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme, për herë të parë që nga shkurti i vitit 1991, kur Berisha u bë kryetar i PD-së, ka ndodhur një prapaskenë politike mes kësaj partie dhe palës tjetër të politikës, PS-së, pa dijeninë e Sali Berishës. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur madje as qëkurse Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë deri dje. Rrjedhja e votave të deputetëve të PD-së, të cilët votuan pro Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi, ishte në fakt një tregues i humbjes së ndikimit të Berishës mbi pasardhësin e tij, Lulzim Bashën. Kjo për arsye se megjithëse Berisha bëri akuza personale ndaj atyre që votuan Ruçin, si Salianji, ai e di mirë se deputetët e PD-së, të cilët votuan për Ruçin e bënë këtë gjë në zbatim të një marrëveshjeje mes Kunatit të Bashës Erion Isufit, administratorit të PD-së, për llogari të Ruçit, me të cilin familja tepelenase e gruas së Bashës ka miqësi familjare të vjetër.

Ervin Salianji Grida Duma dhe të tjerë deputetë ruçistë të PD-së janë mysafirë të shpeshtë të zyrës së Kunatit të Bashës në Qendrën ?ABA? (pallati pranë stadiumit ?Qemal Stafa?), atje ku ka zyrën edhe Sali Berisha. Atje në kafeterinë e katit të sipërm, diskutojnë duke pirë kafe për planet e tyre, duke e parë nga lart selinë e PD-së, disa qindra metra larg. Berisha e di mirë këtë gjë, por ai nguron që ta thotë të vërtetën se kështu i duhet të hapë luftë të hapur me ?delfinin? e tij Bashën, të cilit kanë nisur t? i dalin dhëmbët e ?peshkaqenit? politik.

Berisha e ka përjetuar shumë rëndë atë që ndodhi të shtunën në Kuvend, kur së paku pesë deputetë të PD-së votuan pro Ruçit, sepse Berisha do të kishte dashur që Gramozi t? ia kërkonte atij këtë nder. Berisha e kupton shumë mirë që Ruçi kishte nevojë të merrte vota edhe nga opozita dhe të zgjidhej kryetar me më shumë vota se Edi Rama kryeministër, për shkak të së kaluarës së Ruçit, si ish-Ministër i Punëve të Brendshme i regjimit komunist. Falë marrëveshjes me Bashën, nga e cila Ruçi përfitoi vota të deputetëve të PD-së, ai zhvlerësoi protestat që u bënë ndaj zgjedhjes së tij në postin e kryeparlamentarit të vendit.

Me vërsuljen që Berisha iu bëri në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij atyre që votuan pro Ruçit, në fakt Berisha ka shpallur luftën kundër Bashës, i cili qëndron pas votës së tyre. Koha do të tregojë se si do të vazhdojë kjo luftë që për Berishën është një luftë jetike. Berisha tani dyshon më shumë se kurrë te Basha dhe mendon se mos ndoshta këto gjëra si votimi pro Ruçit janë pjesë e një pakoje të arritur në një marrëveshje të fshehtë që përmban arrestimin e tij dhe të djalit të tij.

Duhet të presim skena nga më të çuditshmet në luftën Berisha-Basha, deri edhe rrahjen fizike të Bashës në selinë e partisë, për ta bërë të lëshojë postin e kryetarit dhe të ikë nga partia, madje duke lënë edhe mandatin e deputetit. Ky madje më duket skenari më i mundshëm që do të provojë Berisha në këto rrethana.

/Kastriot Myftaraj   /@Citynews





Lajmet e fundit nga