web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpërthen” Leonard Olli/Lëreni Haki Çakon, kush është druri i kalbur!

6 Shtator 2017, 21:42, Aktualitet CNA

Kryetari i këshilltarëve të djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, ka sulmuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Olli shkruan në rrjetet sociale se është qesharake të merresh me drejtorin e policisë, edhe pse ai ka pohuar një të vërtetë të madhe mbi radarët dhe rolin e segmenteve të caktuar në Forcat e Armatosura lidhur me trafiqet e drogës.

Reagimi i plotë:

Eshte qesharake te merresh me drejtorin e Policise edhe pse ai ka pohuar nje te vertete te madhe mbi radaret dhe rolin e segmenteve te caktur ne Forcat e Armatosura lidhur me trafiqet e droges. Mos harrojme avionet e mushkonjave dhe perdorimin e pistave ne dispozicione te ushtrise per transportin nga ajri te droges e, qe me pas, kur i doli tymi, u bllokuan ne menyren me absurde me blloqe betoni per t’u zevendesuar me pista provizore ne bregdet e zona te tjera. Mos harroni fluturimet nen hunden e ANTA-s apo heshtjen e radraeve te Forcave Ajerore per fluturimet qe nuk jane regjistruar. Nje rruge trafiku qe Shqiperia e njohu vetem ne epoken e liderit suprem. Te hedhesh fajin mbi argatin Çako eshte naiviteti me i madh. Ka vetem nje individ qe eshte pergjegjes dhe ky eshte Rama. Vetem kryeminstri mund te ndikoje per te qene shurrdh dhe te verber radaret e gjithcka tjeter. Lejini gjethet, por prisni drurin e kalbur qe po kalb gjithe vendin…/CityNews





Lajmet e fundit nga