web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arësyet pse koalicioni PAN-AKR s'do ta përfundojë mandatin 4-vjeçar të qeverisjes së Kosovës

6 Shtator 2017, 16:30, Aktualitet CNA

Të hënën në mbrëmje është nënshkruar marrëveshja ndërmjet koalicionit PAN i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, me partinë e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re. Por, formimi i Qeverisë nga ky koalicion nuk shihet se do për përfundoj mandatin e katër vjeçar, por pritet që të jetë ?jetëshkurtër?, e që do të zgjasë një apo dy vite. Kjo për shkak që është i kushtëzuar nga Lista Serbe, dhe se AAK-ja nuk është partia fitues dhe nuk do të jetë i qëndrueshëm pasi që është formuar në bazë të interesave politike. Kështu mendon studiuesi ndërkombëtar dhe publicisti, Enver Bytyçi.

Bytyçi në një prononcim për gazetën ?Bota sot?, ka komentuar nënshkrimin e koalicionit të ri të AKR-së me PAN si dhe për ndarjen e ministrive.

?AKR u shkëput nga LAA dhe iu bashkua koalicionit të PAN. Marrëveshja i jep partisë së Behgjet Pacollit 5 ministri, ndërkohë që PDK ka 6 dhe gjashtë të tjera dy partitë AAK dhe Nisma. D.m.th qeveria e re do të ketë së paku 19 ministri po të kemi parasysh se dy do jenë në dispozicion të Listës Srbska?, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, ky koalicion ka disa anomali, ku e para është krijimi i një koalicioni qeverisës i cili kushtëzohet nga Lista serbe.

Ai ka thënë se politikanët duan që të shohin vetën në pushtet dhe se nuk ka rëndësi për ta nëse institucionet formohen me parti që duan pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, për Pacollin ka thënë se pesë ministrit e bënë që harrojë premtimet e tij që më parë kishte kërkuar që shumica të bëhet nga deputetë shqiptar.

?Anomalia e parë është krijimi i një koalicioni qeverisës, i cili kushtëzohet nga Lista Srpska. Kjo po duket ende pa u përfunduar procesi. Serbët e Kosovës kërkuan të kenë një post të zv. presidentit. Nesër do të kërkojnë që dekretet e presidentit të njihen si të ligjshme, nëse ato do të kenë kundërfirmën e zëvendësit të tij nga radhët e minoritetit serb në Kosovë. Më sa shoh politikanët e Kosovës thjesht duan ta shohin veten në pushtet e në majë të pushtetit, pa për ta nuk ka rëndësi nëse institucionet e Kosovës krijojnë varësi nga grupet politike që nuk e duan pavarësinë e Kosovës, për pasojë punojnë për minimin e saj e të institucioneve të shtetit. Vetë zoti Pacolli kishte kërkuar një mazhorancë me deputetë shqiptarë. Por ato pesë ministritë më të rëndësishme që ia dhanë si dhe premtimi për postin e presidentit e bënë të harrojë këtë kërkesë të logjikshme dhe legjitime për çdo politikan shqiptar. Kjo anomali, kështu po e quaj unë, do t?I kushtojë Kosovës aq shumë sa do të duhen disa dekada, nëse punohet për së mbari, për ta riparuar?, ka thënë ai për ?Bota sot?.

Ndërsa anomalia e dytë është se AAK-ja është partia e katërt fitues dhe se tri partitë tjera kanë më shumë vota se kjo e fundit.

Ai ka thënë se Haradinaj mund të kishte postin e kryekuvendarit ose të presidentit, por me këtë rezultat zgjedhjesh nuk mund të ishte kryeministër dhe se Kosova vazhdon të bëjë eksperimente, por këto i kanë kushtuar dhe do t`i kushtojnë vendit.

?Anonamalia e dytë vjen nga fakti se AAK është e katërta parti në radhën e fituesve. Janë tri parti që kanë më shumë vota sesa AAK. Ndërsa kryeministri është posti më i rëndësishëm nga pikëpamja kushtetuese, ky post nuk i jepet asnjërës prej tri partive që kanë marrë më shumë se 20 përqind të votave secila, por i jepet një partie me dyfish më pak deputetë se secila prej këtyre partive, VV, LDK dhe PDK. Është paradox që gjendet vetëm në Kosovë. Pavarësisht respektit dhe autoritetit të zotit Haradinaj, zgjedhjet janë matematika dhe matematika zgjedhore në demokraci është logjikë. Zoti Haradinaj mund të ishte kryetar parlamenti ose edhe president, por me këtë rezultat zgjedhjesh nuk mund të ishte kryeministër. Kryeministri i takon gjithmonë fituesit. Kosova vazhdon të bëjë eksperimente, Por eksperimentet asaj i kanë kushtuar dhe do t?I kushtojnë?, ka thënë Bytyçi.

Ndërsa, në anomalin e tretë, Bytyçi nuk e sheh këtë koalicion të qëndrueshëm, pasi që ky koalicion është krijuar në bazë të interesave politike.

Ai shton se ky koalicion do të ketë mandat katër vjeçar dhe se vendi pas një apo dy viteve do të ketë zgjedhje.

Sipas tij përmbysja e këtij koalicionit do të ndodh në favor të forcave tjera politike dhe se do të dështoj për zëvendëspresidentin, sepse koalicioni me votat që ka nuk mund të ndryshojë kushtetutën.

?Së treti, unë nuk shoh një koalicion të qëndrueshëm. Ky koalicion nuk është ndërtuar as mbi bazën e programeve të përafërta, as mbi bazën e afërsisë ideologjike, pra është një koalcicion interesash të ngushta politikanësh që kanë përfituar ose duan të përfitojnë nga qenia e tyre në pushtet. Si i tillë koalicioni i shpallur, nëse realizohet, nuk do të krijojë një qeveri katër vjeçare. Maksimumi për një ose dy vjet Kosova do të shkojë përsëri në zgjedhje të reja parlamentare. Atëherë raportet do të përmbysen në favor të forcave tjera politike. Përmbysja do të ndodhë, sepse kjo qeveri dhe kjo qeverisje do të jetë e dështuar. Do të dështojë për zv presidentin, sepse koalicioni me votat që ka nuk mund të ndryshojë kushtetutën. Do të dështojë në zgjedhjen e presidentit, sepse Pacolli nuk do t?I ketë votat për t?u bërë president. Do të dështojë në bisedimet me Serbinë, sepse nuk do të ketë konsensusin e opozitës dhe opozita është gati në madhësinë e mazhorancës. Nuk do të ketë mbështetjen e opozitës edhe në iniciativat e tjera. Kjo qeveri nuk do të jetë e zonja të privatizojë Trepçen dhe të hedhë asnjë hap pa konsensusin e deputetëve serbë, të cilët do të jenë kundër për çdo hap që Kosova do të duhet ta bëjë përpara për progestin e saj institucional, politik, ekonomik, social e kështu me radhë?, ka përfunduar Bytyçi për ?Bota sot?.





Lajmet e fundit nga