Nga pagat te banesa falas/ Trajtim financiar për familjarët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka bërë me dije se ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka bërë me dije se ...
Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë që kaloi mbi Japoni duke zgjuar reagime të menjëhershme nga Tokio dhe Seuli, si dhe një tjetër paralajmërim nga Presidenti Donald Trump. Sipas analistëve, prova e sotme ishte e ngjashme me planet që Pheniani kishte njoftuar më parë për të lëshuar raketë mbi ishullin e Guamit, pjesë e Komunuelthit Amerikan, por që më pas u anuluan. Besohet që kjo është prova e dytë e suksesshme me një raketë me rreze të mesme veprimi që mund të përshkojë distanca 3000-5000 km.
Japonia thotë se raketa u shpërbë në tre pjesë dhe ra në Oqeanin Paqësor, në lindje të ishullit japonez Hokaido.
Trajektorja aktivizoi sistemet e alarmit për popullatën në Japoni.
Ndërkaq, Presidenti Trump e kritikoi provën e fundit duke thënë se Pheniani ka dëshmuar edhe këtë herë se ?përbuz fqinjët, të gjithë anëtarët e OKB, dhe standarded minimale të sjelljes ndërkombëtare?. Presidenti përsëriti edhe këtë radhë se ?të gjitha opsionet mbeten të hapura?.
Seuli ka thënë se po punon me Shtetet e Bashkuara për një përgjigje të përbashkët ndaj hedhjes së raketës koreano-veriore.
Zyrtarët ushtarakë japonezë, koreano-jugorë dhe amerikanë po studiojnë të dhënat rreth lëshimit dhe trajektores, por deri tani nuk ka patur njoftime rreth llojit të raketës balistike të hedhur nga Koreja e Veriut. Pika e lëshimit ishte pranë Phenianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut. Raketa ra në det në lindje të ishullit Hokaido.
Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Rob Manning, tha se një vlerësim i hollësishëm i lëshimit nga Koreja e Veriut është në proces, por shtoi se zyrtarët e SHBA kishin konfirmuar se raketa “nuk përbënte kërcënim për Amerikën e Veriut”.
Raportet e para thanë se ishin hedhur tre raketa, por shpejt u konstatua se bëhej fjalë për vetëm një raketë. Autoritetet thanë se raketa shpërtheu gjatë fluturimit dhe ra në oqean në tre pjesë.
Një zyrtar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA i tha Zërit të Amerikës se autoritetet në Uashington ishin në pritje të informatave specifike nga Komanda amerikane e Paqësorit për trajektoren dhe të dhëna të tjera të raketës koreanoveriore.
Kryeministri japonez Shinzo Abe, i cili thirrje menjëherë një takim të kabinetit, tha: “Ne do të bëjmë ç’të jetë e mundur për të mbrojtur me vendosmëri jetën e popullit”.
Autoritetet në Tokio thanë se nuk ishin bërë përpjekje për ta goditur raketën, por shtuan se fjala ishte për një “kërcënim serioz dhe të rëndë ndaj sigurisë së Japonisë.”/VOA
“Sindroma e vdekjes së papritur” është një vdekje e beftë dh...
Avokati Spartak Ngjela ka nisur sulmet e ashpra ndaj kryemin...
Zonjat e para gjithnjë marrin një vëmendje të veçantë.Ato du...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar edhe...
Një automjet është djegur ditën e sotme në qytetin e Elbasan...
Ashtu siç ishte parashikuar nga sinoptikanët, një shi i rrëm...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në...
Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka dalë në një deklaratë për me...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën e mbledhjes së Kuven...
-Reagim inatçor i njërëzve të kryeministrit Rama pas shkrime...
Për shekuj me radhë, burrat kanë vjedhur zemrat e grave duke...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministri...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rrogozhinë, me pasojë...
Shumica e njerëzve as nuk e vërejnë se përdorin emra me përk...
Kryeministri Edi Rama do të ketë në krah një femër gjatë man...
Në Pogradec. Shkova të “çmallem” me Lasgushin dhe Mitrush Ku...
Në Tiranë, studiuesit e jetës politike pohuan se shkurtimet ...
Kjo foto po bën xhiron e botës, pasi tregon momentin e dhimb...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka vënë alarmi...
E keni menduar ndonjëherë se çfarë do të blinit nëse do të f...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...